Si u ekzekutua Bujar Çela teksa futej në kafene, 50-vjeçari punonte si taksist

385
Sigal

Vijojnë të dalin në dritë detaje të reja nga atentati mafioz në Elbasan, ku është ekzekutuar me armë zjarri 50-vjeçari Bujar Çela.

50-vjeçari punonte si taksist pa lishencë.

Siç mëson gazetarja Bezat, Çela shkonte çdo mëngjes herët te lokali, ku u ekzekutua, që rrinte i hapur 24 orë, dhe priste pasagjerët që vinin nga autobusët e Greqisë.

50-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash, teksa po futej në lokal për të pirë kafenë e mëngjesit.