Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

51
Sigal

Gjatë kësaj jave, të kundërtat tërhiqen dhe do e kuptosh se sa e rëndësishme është që të kesh këndvështrime të ndryshme. Afërdita hyn në Peshoren e balancuar dhe të ndihmon të gjesh kimi dhe të krijosh raporte edhe me njerëz që s’ta pret mendja. Më pas, Mërkuri hy në Shigjetar, duke të të dhuruar optimizmin e duhur për të tejkaluar sfidat.

Dashi

Kjo javë të sjell një ide të re për të zgjidhur një situatë të tensionuar. Do e kuptosh se kimia mund të lindë edhe kur njerëzit kanë shumë ndryshime mes tyre. Mërkuri do të shkojë në Shigjetar, për të të motivuar që të zgjerosh horizontin dhe të krijosh përvoja të reja.

Demi

Shpesh, djalli fshihet në detaje. Afërdita hyn në Peshore për të përforcuar edhe më shumë marrëdhëniet e tua romantike, duke të të ndihmuar të rindërtosh urat e komnunikimit, të cilat mund të jenë dëmtuar gjatë kësaj periudhe. Mërkuri në Shigjetar, të frymëzon që t’i flasësh vetes me butësi, të përqendrohesh më shumë tek intimiteti dhe erotikja.

Binjakët

I dashur Binjak, ç’ke në zemër? Afërdita hyn te Peshorja për t’u përqendruar në sektorin emocional, duke të të nxitur që të komunikosh më mirë me të tjerët. Mërkuri në Shigjetar do që ti të balancosh harmoninë mes jetës tënde dhe të të tjerëve. Kjo do të fuqizojë aftësitë e tua për diplomaci dhe negociata.

Gaforrja

Shtëpia është zona jote e preferuar dhe këtë javë, do të kesh dëshirën e madhe ta ndryshosh dhe ta rinovosh atë. Gjithashtu, do të tërheqësh drejt teje lidhje që të bëjnë të ndihesh si në shtpëi, duke të të dhuruar sigurinë për të cilën ke nevojë.

Luani

E gjithë ideja është te mënyra se si ti e thua diçka. Toni, mimika dhe qëllimi janë elementet më të rëndësishme në një komunikim. Duhet të flasësh duke pasur parasysh empatinë dhe ndjeshmërinë e personit që ke përballë. Mërkuri hyn në Shigjetar të premten dhe të ndihmon të kesh më shumë vetëbesim dhe ndjeshmëri.

Virgjëresha

Dëgjoje trupin tënd, Virgjëreshë! Afërdita hyn në Peshore dhe të nxit të fokusohesh në shëndetin tënd fizik dhe mendor, ndaj mos e lër pas dore. Mërkuri në Shigjetar të ndihmon shumë të komunikosh ndjesitë e tua, që të kuptosh më shumë rreth mirëqenies tënde.

Peshorja

Bëji një rifreskim marrëdhënieve të tua. Afërdita të rikujton të numërosh bekimet në lidhjet dhe jetën tënde, ndërkohë që Mërkuri të frymëzon të flasësh në mënyrë direkte dhe të qartë, por sigurisht, edhe me një ton diplomatik, sepse fundja, ti je shenja e diplomacisë.

Akrepi

Gëzuar ditëlindjen, Akrep! Afërdita në Peshore të bën të shërohesh nga disa ngjarje të së shkuarës, që të shijosh momentin. Mërkuri i çon financat e tua në një nivel të ri.

Shigjetari

Kjo javë ka një fjalë kyçe: “shumë”! Më shumë takime, mundësi, lidhje, persona interesantë, romancë. Më shumë zgjidhje për sfidat dhe sigurisht, më shumë ide kreative që do të të duhen në profesionin dhe çdo aspekt të jetës.

Bricjapi

Një javë shumë sociale të pret. Inteligjenca jote emocionale do të të ndihmojë edhe në raportet e tua profesionale. Mërkuri në Shigjetar të motivon të mbështetesh në aftësitë e tua shpirtërore dhe mendore.

Ujori

Mendo sërish, Ujor! Sërish e sërish, derisa të gjesh atë që të duhet. Duhet të mos veprosh direkt me idenë e parë që të vjen në mendje, por t’i japësh një shans të dytë trurit tënd, pasi me siguri, ka diçka më të mirë për të ofruar. Nga e premtja, do të rilidhesh me miq të vjetër, të cilët do të të dhurojnë shumë lumturi dhe mbështetje.

Peshqit

Afërdita do të hyjë në sektorin e intimitetit dhe të ndihmon të shkosh përtej, për të kuptuar se sa e rëndësishme është transparenca dhe besimi. Do të kuptosh se lidhjet ndërtohen mbi disa baza esenciale, të cilat, së bashku, e bëjnë atë të fortë. Mërkuri të ndihmon që ta çosh në një tjetër nivel karrierën tënde.