Holanda paralajmëron rikthimin e vizave për shqiptarët

505
Sigal

Pas
mbledhjes së Komisionit për Çështjet e Sigurisë

Holanda
ka paralajmëruar marrjen e masave ndaj vendit tonë, nëse nuk merren masa për
fluksin e refugjatëve. Teksa duket se situata është qetësuar në shumë vende të
Bashkimit Europian, për Holandën kërkesat që vijnë nga shqiptarët janë ende
shumë problematike. Për këtë arsye, është mbledhur me urgjencë Komisioni për
Çështjet e Sigurisë në Holandë dhe ka folur për këtë gjë. Përfaqësues të
grupeve të ndryshme politike përmendën një sërë masash që duhet të merren për
anëtarët e opozitës.

“Ky
problem zgjidhet duke rikthyer regjimin me viza. Ky është problemi. Qeveria ka
thënë se regjimi i vizave është i mundur për shqiptarët. Është e thjeshtë të
vijnë në Holandë”, than
ë përfaqèsues të këtij komisioni. Ndërsa partia në pushtet deklaroi se të
gjithë azilkërkuesit do kthehen mbrapsht. Sipas përfaqësuesve të shtetit,
qeveria shqiptare po e fsheh fenomenin, ndërsa paralajmëroi masa. “Partia jonë
kërkon të ndihmojë njerëzit në nevojë, jo qindra shqiptarë. Ata qëndrojnë në
krye të listës për vendet e azilit. Këta njerëz duhet të kthen brenda ditës.
Për shkak të gjendjes së keqe ekonomike ata vijnë për të kërkuar azil, por ne
duhet t’ua bëjmë të qartë se kjo nuk duhet të ndodhë. Ne kemi dëgjuar se
qeveria kërkon ta fshehë këtë problem. Nëse qeveria nuk do të tregojë këtë
problem duhet ta bëjmë ne”, thanë ata.

Të ndërpritet
shuma 200 euro në muaj

Ndërsa
një përfaqësues tjetër deklaroi se dhe shuma prej 200 eurosh që u jepet në muaj
azilkërkuesve duhet t’u ndërpritet, si masë për të frenuar fenomenin. “Është e
rëndësishme t’i jepet këtij problemi vëmendje. T’u bëhet e qartë njerëzve se
mund t’u ndalohet futja në vendet e Bashkimi Europian. Unë do mundohem të
kërkoj ndalimin e pagesës prej 200 euro”, tha ai. Një vit më parë, Shqipëria
ishte ndër shtetet kryesore që kërkonin azil në vendet e BE, sidomos në
Gjermani. Por edhe ky shtet mori masa të ashpra duke bërë që të gjithë të
ktheheshin mbrapsht. Nga ana tjetër, disa iu drejtuan vendeve nordike si
Norvegjia, Suedia, ndërsa disa shkuan në Holandë.