Fjalimi, KE refuzon Ramën, presidenti i Këshillit i anulon ftesën për darkë

126
Sigal

Këshilli i Europës ka vendosur që të anulojë ftesën ndaj Edi Ramës, për darkën zyrtare të punës ku janë të ftuar krerët e shteteve.

Vendimi ka ardhur pas fjalimit të sotëm të Ramës në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Europës.

Fjalimi i gjatë prej më shumë se 1 orë dhe debatet e shoqëruar më pas nga Rama me eurodeputetët të ndryshëm, duket se kanë acaruar drejtuesit e KE-së.

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i cili ka bërë publik edhe emailin e anulimit të ftesës për Edi Ramës, shkruan se kjo ka ardhur pas fjalës së turpshme të tij.

‘Pas fjalës së turpshme, arrogante dhe me tone fyese sot ndaj eurodeputetëve, lidershipi i Këshillit të Europës tërheq mbrapsht dhe anullon ftesën për darkë pune drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë.

Vendi ynë meriton më shumë, meriton një Kryeministër dhe qeverisje normale dhe jo një klloun e palaço cirku!’, shkruan Belind Këlliçi në Facebook.

Image