Hetim 180 policëve që kanë grabitur viktima të aksidenteve e krimeve dhe gjatë kontrollit të banesave

600
Vjollca KUTA
Në këtë hetim, do të përfshihen edhe ekspertë rrugor, mjekë urgjence, morgu dhe ligjor, shoferë të auto-ambulancave dhe infermierë të spitaleve, ku janë çuar të dëmtuarit
Paralelisht me operacionin e ideuar prej ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj e të mbështetur fuqishëm nga ndërkombëtarët si sprovë bindjeje për seriozitetin e luftës ndaj krimit të çdo lloji, thuhet se po me urdhër të ministrit Xhafaj, ka nisur edhe një proces hetimor edhe brenda strukturave të Policisë së Shtetit, lidhur me një fakt, që është denoncuar shpesh nga qytetarët dhe institucionet e drejtësisë, por që ka kaluar në heshtje dhe mbyllje letrash. bëhet fjalë, për hapjen e dosjeve “të vjetra” të shefave të policisë, të sektorit të anti-krimit, të policëve rrugor dhe policëve të thjesht, që kanë qenë prezent në vendngjarjet e aksidenteve rrugore dhe në vendet e krimeve me pasojë humbje jete plagosje të rënda, por edhe gjatë transportit të dëmtuarave drejt spitaleve. Sipas informacionit, që i ka ardhur dje gazetës “Telegraf”, thuhet se punonjës policie që kanë vepruar në këto raste në terren, veças ose në bashkëpunim me kolegët, kanë zhvatur viktimat dhe të dëmtuarit. Po kështu, është edhe një kategori tjetër dosjesh hetimore që janë skeduar për t’u hapur, të cilat kanë lidhje me zhvatjet që akne bërë punonjës të grupeve dhe policëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, gjatë aksioneve për arrestime dhe gjatë kontrolleve nëpër banesat e autorëve të krimeve në kërkim, të personave të kapur në flagrancë gjatë një krimi dhe të kontrolleve të autorizuara nga organet e drejtësisë. Gjatë këtyre kontrolleve apo këqyrjes së vendeve të aksidenteve e krimeve, por edhe në makinat e braktisura gjatë aksioneve të ndjekjes policore, ka shuam raste, kur janë zhdukur sende personale me vlerë si ora dore, unaza, çanta, varëse, byzylykë, celularë, syze, portofola dhe pako me kartëmonedha, monedha ari e argjendi dhe pajisje të tjera, që personat e vrarë e të plagosur në krime dhe aksidente, por edhe të plagosurit apo personat e arrestuar, kanë pasur me vete, në makina e banesa. Për këto grabitje të bëra nga policët gjatë ushtrimit të detyrës, janë bërë shumë denoncime në 10 vitet e fundit. Kujtojmë, 3 muaj më parë, u zbulua dhe u denoncua, rasti i një polici që kishte vjedhur celularin e një viktime, që humbi jetën gjatë një aksidenti rrugor! Sipas të dhënave të policisë, në 10 vitet e fundit, janë denoncuar 355 raste të tilla nga familjarët de vetë personat e arrestuar, për policë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë grabitur sende me vlerë dhe vlera monetare nëpër banesa, biznese e automjete, gjatë kontrolleve dhe aksioneve të kërkim-arrestimeve që kanë kryer. Sipas burimit që ka informuar gazetën “Telegraf”, thuhet se në fazën e parë të këtij aksioni anti-krim, do të hapen 180 dosje të tilla, të cilat janë mbyllur nga vetë policia, duke i cilësuar “shpifje dhe presion ndaj policisë”, denoncimet që kanë bërë jo vetëm familjarët e viktimave, por edhe vetë të plagosurit dhe shokë të tyre, me ët cilët ata kanë qenë prezent në momentet e aksidenteve dhe krimeve, në të cilët siç dihet, policia rrethon zonën ku ndodhin! Përveç kësaj, sipas informacionit, thuhet se në këtë hetim, do të përfshihen edhe ekspertë rrugor, mjekë urgjence që kanë qenë në vendngjarje, mjekë morgu, mjekë ligjor, shoferë të auto-ambulancave dhe infermierë të spitaleve, ku janë çuar viktimat dhe të plagosurit. Këto dosje, kanë nisur të rihapen, nisur prej denoncimeve që kanë nisur të bëjnë familjarët e viktimave dhe të dëmtuarit, në kuadër të nisjes së “Veting”-ut në polici. 
Sigal