Hapet pika kufitare e Kapshticës, kjo veç për hyrjen në Shqipëri

209
Sigal

Hapet pika kufitare e Kapshticës vetëm për hyrjen në Shqipëri. Dogana e Kapshticës do të vazhdojë të jetë me të njëjtat rregulla të mëparshme deri sot, ku hyrja drejt vendit mund të bëhet nga ora 06:00 deri në 22:00, për gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Shqipëria ka dalë nga zona e riskut të pandemisë Covid-19.

Duke iu referuar situatës epidemiologjike në Shqipëri, Instituti i shëndetit publik në Gjermani, hoqi Shqipërinë nga lista e vendeve në zonën e rrezikut nga Covid-19, por gjithsesi kufiri mbetet i mbyllur.