Vdekshmëria foshnjore/ Në 2022 u shënua numri më i ulët, rritet cilësia e shërbimit shëndetësor

97
Sigal

Ulet vdekshmëria foshnjore në vendin tonë. Duket se Shqipëria ka regjistruar normën më të ulët të vdekshmërisë foshnjore duke iu referuar kështu shifrave të 2022-ës. 6.5 foshnja humbën jetën për 1000 lindje, kjo është shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë në Shqipëri.

Mjeku obstetër gjinekolog, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Bledar Bënja thotë se vitet e fundit ka pasur edhe një ndërgjegjësim të grave shtatzënë për të kryer kontrolle të rregullta tek mjeku.

“Lidhet me ndjekjen e shtatzënisë. Duke pasur këto synime i gjithë sistemi është bazuar që gruaja shtatzënë të bëjë depistimin e patologjive të ndryshme”, tha ai.