Shtyrja e reformës për rritjen e pagave, Tedi Blushi: Ibrahimajn as për mësuese matematike nuk do ta pranonin, jo për Ministre të Financave

124
Sigal

Tedi Blushi ka reaguar ditën e sotme rreth shtyrjes së vendimit për reformën e pagave, ku vetë Ibrahimaj deklaroi se nuk do të aplikohet as për muajin maj.

Me anë të një postimi në Facebook ai e cilësoi këtë vendim si tallje me administratën, dhe se rrritja e pagës është miratuar me vendim Kuvendi por Qeveria nuk e shpërndan se nuk ka gati përllogaritjet

“Maskaradë! Çfarë tallje me ligjin dhe administratën!

Rritja e pagës është miratuar me vendim Kuvendi por Qeveria nuk e shpërndan se nuk ka gati përllogaritjet!

Ibrahimaj as për mësuese matematike nuk do ta pranonin, jo për Ministre të Financave!”, shkruan Blushi.

Kujtojmë se Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj,  gjatë një konferencë për shtyp ditën e sotme ku bëri më dije se vendimi për reformën e pagave është shtyrë, dhe se nuk do të aplikohet as për muajin maj.

Ibrahimaj gjatë konferencës për shtyp sqaroi se kjo bëhet me qëllim deri në përgatitjen e plotë të dokumentacionit dhe për të mos shkaktuar vonesa në paga.

“Duke qenë se janë mbi 200 institucione të administratës qendrore të cilat preken nga këto vendime por janë dhe mbi 130 mijë të punësuar duke bashkuar këtu dhe të punësuarit në shëndetësi, në arsim, në fushën e sigurisë pagat e të cilëve u miratuan që në muajin Prill.

Zbardhja e vendimeve dhe aplikimi i vendimeve merr një kohë më të gjatë. Kjo është dhe arsyeja pse për të qenë më koherentë dhe për të shkaktuar sa më pak vonesa në marrjen e pagave ne u kemi kërkuar të gjitha institucioneve buxhetore të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që pagat e muajit Maj në fazën e parë të kalojnë siç ishin para se të hynte në fuqi reforma.

Duke marrë në konsideratë këtu që disa prej institucioneve në fakt titullarët e institucioneve që preken nga ligji i cili kaloi në Parlament mund të aplikoheshin pagat, ne vendosëm që pagat në tërësi të kalojnë siç kanë qenë në muajin Maj dhe ndërkohë ne me zbardhjen e vendimeve do instruktojmë për dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që shtesat mbi pagë të aplikohen qoftë për muajin Prill qoftë për muajin Maj”, sqaroi Brahimaj.