Kryemadhi: Rama si ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, i frikësuar dhe i panikosur nga qytetarët

270
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një reagim për mediat u shpreh se Rama është kthyer në gjeneralin e ushtrisë së vdekur dhe se ndihet i frikësuar dhe i panikosur nga qytetarët.

Pjesë nga deklarata

Të nderuar qytetarë të Tiranës, por dhe të gjithë Shqipërisë.
U emocionuam, por unë u emocionova jashtëzakonisht shumë nga aktrimi i aktorit të dështuar, kryeministrit tonë Edi Rama. Si gjithmonë një aktrim mediokër, një aktrim në panik dhe një aktrim joprofesional. Hapja e krahëve të tij si shqiponjë nuk ishte gjë tjetër në fakt vetëm se një laraskë e zezë që vajtonte për rrënojat e Teatrit, nuk ishte gjë tjetër veç se tregonte frikën që ka nga qytetarët e tij.
Tregonte frikën, panikun, ankthin që i kanë mbërthyer shpirtin dhe zemrën. Tregon haluçilacionet e tij, të cilat në çdo moment i vijnë dhe i rrotullohen rreth kokës siç është në filmin “Gjenerali i vdekur” apo tek libri i Ismail Kadares, “Ku i keni gjeneralë, eshtrat tona gjeneralë”. Dhe këto ankthe, këto makthe do ta ndjekin pafund dhe nuk ka më kthim pas. Rrënojat e Teatrit nuk janë aq të mëdha por janë rrënojat e sistemit të drejtësisë, janë rrënojat e shtetit, janë rrënoja të institucioneve shumë më të mëdha se rrënojat e Teatrit. Janë këto rrënoja që ai shkatërroi vite dhe ditë, janë rrënoja që me duart e tij, me bandat e tij kriminale rrënoi një shtet të tërë.
Ky zotëri që flet për maketet e tij fëminore ku kërkon të shlyejë defiçencsat e tij të fëmijërisë nuk mund të shlyejë dot dëmin që i ka bërë Shqipërisë dhe brezave të ardhshëm.
Ky zotëri që flet për teatrat e tij të rinj në projekt ide me vlera 30 milionë euro, do të bënte mirë që të mendonte që këto 30 milionë euro t’ua jepte qytetarëve të tij që sot nuk kanë bukë të hanë.
Ky njeri që flet për fasadën, për luksin, për mrekullinë e madhe që i ka ndërtuar shqiptarëve të hyjë në shtëpitë e tyre dhe të shikojë se si iu ka mbyllur bizneset, se si i ka falimentuar ata, se si i kanë humbur vendet e punës shqiptarët, se si nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e energjisë elektrike të cilat janë në stratosferë, se si nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e ujit, nuk kanë mundësi të paguajnë bukën, nuk kanë mundësi të paguajnë taksat e fëmijëve të tyre që i kanë studentë nëpër universitete. Se si nuk kanë mundësi të kenë një vend pune për të jetuar me dinjitet, se si nuk kanë mundësi të shikojnë fëmijët e tyrë që janë emigrantë, se si nuk kanë mundësi të kenë një pension për të paguar ilaçet, për tu ushqyer e jo më për tu veshur.