Ja kush do ta zëvendësojë Ina Ramën në shtator

502
Sigal

Prapaskenat/ Zbardhen planet e maxhorancës për të zgjedhur pasuesin e Ina Ramës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme

Me zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, kanë filluar të duken menjëherë një sërë ndryshimesh të rëndësishme në institucionet më të larta të shtetit. Zgjedhja e Nënkryetarit të KLD-së dhe sidomos shkarkimi i kreut të Shërbimit Informativ, kanë ngjallur një valë diskutimesh me atë çfarë po ndodh në skenën e politikës shqiptare.Por duket se ndryshimet radikale nuk do të ndalen me kaq. Një nga hapat e mëdhenj që pritet të ndodhë pas afro një muaji, është rrotacioni në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Kryeprokurorja aktuale Ina Rama duket se i ka ditët e numëruara në këtë post, pas mbarimit të mandatit dhe kontestimeve të forta që ka patur nga Qeveria aktuale. Ndaj dhe pyetet se kush do të jetë pasaardhësi i Ina Ramës. Përë këtë është menduar prej kohësh. Burime konfidenciale thanë dje për “Telegraf” se janë disa emra gjyqtarësh dhe profesionistëshkandidatë për postin e rëndësishëm. Ndër ta përmenden katër emra që duket se janë më të favorizuar: Ish-ministri i Ekonomisë dhe aktualisht nënkryetar i Kuvendit, Nasip Naço duket se kryeson deri më tani listën ekandidatëve. Me profesion jurist dhe ish prokuror, Naço duket i favorizuar ngaqë vjen nga radhët e LSI-së, forcës politike që po mban me katër votat e saj PD-në dhe Berishën në pushtet. Një emër tjetër i përfolur është ai i ish-ministrit të Drejtësisë Sokol Nako. I tërhequr prej disa vjetësh nga politika active, Nako duket se ka ruajtur një profil të respektuar për t’iu besuar një post tjetër i rëndësishëm në shtet. Emri i gjyqtarit Gerd Hoxha duket se është një nga rivalët më të fortë përkandidatët e mësipërm, pikërisht sepse vjen nga gjyqësori, një magjistrant i shkëlqyer dhe i specializuar nga BE në SHBA, Hollandë, Angli, Itali dhe Belgjikë, ndërkohë që prej shumë vitesh është dhe Sekretar i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.  Ai ka kryer me dinjitet punën si gjyqtar dhe vlerësohet si një profesionist i pandikuar nga politika. Me një karrierë të shkëlqyer, të papërlyer, të sukseshme dhe të pacënuar në fushën e Drejtësisë, Hoxha është bërë atraktiv për të qenë një ngakandidaturat më potenciale për të pasuar Ina Ramën në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.Por lista e kandidatëve nuk mbaron me kaq. Çlirim Gjata, ish-kryetar i KQZ, është gjithashtu njëkandidaturë e mundshme, pasi është provuar besnikëria i tij ndaj qeverisjes aktuale. Përmenden gjithashtu si kandidatë edhe prokurori Neshat Fana dhe gjyqtari Sandër Simoni. Sidoqoftë, këto janëkandidaturat më të të mundshme aktualisht. Deri në muajin shtator kur do të bëhet rrotacioni në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, kjo listë ka shumë të ngjarë të pasurohet dhe me emra të tjerë. I pandryshueshëm është fakti se ky është një proces i pakthyeshëm…