Ambasadorja greke viziton kreun e Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiun

308
Sigal

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu priti në një vizitë Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, znj. Sophia Philippidou.

Kryetari Spahiu, njoftoi KMSH,  e prezantoi atë me institucionin, rolin e tij në tolerancën dhe harmoninë ndërfetare, sistemin arsimor të medreseve, universitetin, dhe kontributin e deritanishëm të KMSH-së në shoqëri.

Ambasadorja znj. Philippidou. vlerësoi rolin aktiv të KMSH-së në promovimin e vlerave, angazhimin e treguar në raport edhe me bashkësitë e tjera fetare në vend dhe rajon si dhe rolin e KMSH-së si faktor rregullues në shoqërinë shqiptare.

Më pas u diskutua edhe mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional.