Policia nuk u jep pagesat 1100 “informatorëve popullorë”; ata kërcënojnë me bojkot të spiunimeve

handsome bodyguard standing and listening message with security earpiece on helipad

Kohë më parë në redaksi mbrriti  një telefonatë anonime, nga një informator anonim i Policisë , i cili ka kërkuar të publikohet fakti, që këtij denoncuesi dhe afro 1100 “kolegëve” të tij të shumtë që informojnë “konfidencialisht” në numrat e policisë, ose në numrat e inspektorëve të zonave, se nuk u janë shlyer pagesat e spiunllëqeve që kanë bërë në polici, paçka se ato kanë qenë të vlefshme e janë përdorur duke zbuluar krimet e për të kapur autorët e tyre, ose duke parandaluar krime të ndryshme! Madje edhe një pjesë e atyre që kanë dalë gjatë përgjimeve të “metamorfoza 1,2 dhe së shpejti 3” kanë si burim pikërisht këta personazhe që dikur quheshin AGBV ( Anëtar të Grupeve të Bashkuara Vullnetare). Sipas denoncuesit “informator i policisë”, këto pagesa janë bllokuar prej Ministrisë dhe ata po sorrollaten me premtime boshe. Faktikisht, “informatorët popullorë” punojnë mes sakrificash edhe jetësore, paçka se janë “ilegalë” dhe njihen me “kode numerike” e jo me emrat real, ose me emra fallco të miratuar nga polici përgjegjës për zonën. Emrat e tyre të vërtetë i dinë vetëm disa persona, të cilët dënohen e përjashtohen nga shërbimi policor, nëse dikush prej tyre dekonspirohet.

Sipas ligjit në fuqi dhe VKM-së së posaçme, ata janë angazhuar e “atashuar” si “spiun”, pas një “thirrjeje” të bërë prej Ministrisë së Brendshme, për bashkëpunim kundrejt pagesës për çdo spiunllëk të vlefshëm, për të cilët pagesa bëhet sipas rëndësisë së çdo spiunllëku! Mirëpo ata ankohen, se këto spiunime nuk po u paguhen qysh prej 1 janarit 2016, ndërkohë që janë edhe afro 330 “informatorë popullorë”, që ende nuk kanë marrë pagesat e plota as për periudhën 1 korrik 2016 – dhjetor 2023. Kjo zvarritje e tej-zgjatur e pagesave, ka detyruar shumë prej informatorëve, që të zhgënjehen e të heqin dorë nga spiunllëqet, ose të pakësojnë volumin e punës, duke bërë presion për pagesat! Mirëpo edhe policia nga ana e saj, ka nisur presionin, duke i paralajmëruar “me stil” se nëse shkëpusin lidhjet, ose nëse ulin ritmin e informacioneve, do t’i dekonspirojnë në lagje, në qendrat e punës dhe rrjetet sociale, për t’i diskredituar, mbasi siç dihet “puna e spiunit” cilësohet e trajtohet si një “turp” në shoqërinë shqiptare. Mirëpo edhe ky presion, nuk i ka stepur “informatorët popullorë”, duke kërkuar ndërhyrjen e zyrtarëve të lartë të Shtetit. Sipas tyre me përjashtim  të kohës së ministrit Tahiri ku shlyerjet ishin të shpejtë për  pagesat e spiunllëqeve, ministrat e tjerë janë treguar shumë neglizhent madje edhe shpërfillës.Ata deklarojnë se koha kur ndodhi covid-19 na dëmtoi, sepse të gjithë u izoluan në shtëpi dhe ne nuk kishim çfarë të spiunonim. Në atë kohë na u premtua se do trajtoheshim me pagën e përkrahjes sociale, por as ajo nuk u zbatua. Madje disa prej kolegëve tanë spiunë humbën jetën gjatë pandemisë së kovid-it, pa marrë pagesat për punën e tyre në dobi të partisë dhe popullit.

Sigal

Vonesa e pagesave ka krijuar një ngërç informacionesh për “veshin” e policisë së shtetit. Sipas burimeve nga policia, “informatorët popullorë” sillnin volumin më të madh të spiunllëqeve. Informacionet e tyre janë përcaktuese për mbarëvajtjen e punës së policisë në luftën kundër krimit, mbasi është fakt që në policinë e shtetit mungon fuqia profesionale e strukturës së agjentëve dhe inspektorëve policorë e hetimorë në terren, për të “kapur e zbuluar” çdo gjë “anti-ligj” që ndodh në qytet, në fshat, në lagje, në bllok, në rrugë, në tregje, në lokale e pallate! Madje ne kemi denoncuar edhe shumë kolegë tanët që janë me uniformë në radhët e policisë për tolerancën e tyre me shpërndarsit e drogës dhe bisedat që ata bënin në telefonë me persona të rrezikshëm , të cilët në vend të bananeve apo kafesë sillnin miel të bardhë. Ndaj reagimi  është i prerë  se do të ndërpresin “spiunimet” nëse nuk na paguani! Paralajmërimi ynë i qartë: Do bashkpunojmë me bandat ashtu sikurse edhe disa prokurorë dhe drejtues policie të cilët janë bërë me vila dhe pallate prej bossëve që ndodhen në Dubai , Perëndim ,apo Amerikën Latine.

Nga  Pol  I. Cia

Shënim: Jo të gjitha sa janë thënë më sipër duhen  marrë si të vërteta, por disa edhe vlejnë të merren me shumë seriozitet.