Kupa e Shqipërisë/ Tirana dhe Egnatia në kërkim të suksesit, zbardhen titullarët e finales

103
Sigal

Kupa e Shqipërisë luan sot finalen e madhe mes Tiranës dhe Egnatias në “Elbasan Arena”.

Dy skuadrat që kanë zhvilluar një sezon mjaft të mirë, duan ta mbyllin me një trofe që më shumë se për vlerën monetare, do të ishte shpërblim i një sezoni të gjatë dhe ku të dyja skuadrat kanë bërë më të mirën.

Trajnerët Shehi dhe Tetova kanë publikuar formacionet për të marrë titullin e dëshiruar.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Lika, Toshevksi, Najdvoski, Behiratçe, Përgjoni; Hila, Deliu, Qefalija; Haxhiu, Berisha, Abazaj

EGNATIA: Sherri; Fangaj, Malota, Memolla, Musta; Zejnullai, Mëllugja, Fernando; Kasa, Duamena, Xhekson