Qyteti Studenti, shtëpia e rinisë së dhjetoristëve të 90-ës , që kërkuan liri, demokraci dhe Shqipërinë si gjithë Europa, duke rrëzuar sistemin komunist po spastrohet dhe një ditë do të themi “ Na ishte dikur Qyteti Studenti”. “Studentët Denoncojnë”: Babëzia ‘godet’ zemrën e stehimit të rinisë, godinat po mbyllen dhe trualli po kalonë për Kulla tek mafja e tokave. Zbrazja e qëllimshme nga 12 mijë studentë në 3 mijë, mbushja me afganë dhe dhurata 22 mln euro për trafikanten Mogerini.
Qeveria do të zhdukë nga harta ‘Qytetin Studenti’, gati betonizimi me kulla teksa studentët shqiptarë marrin arratinë
“Studentët Denoncojnë”: Kullat “gllabërojnë” edhe ‘Qytetin Studenti’ ,godinat po mbyllen dhe po kalojnë në duart e ish-pronarëve të truallit.Saga e zbazjes së godinave nga studentët për afganët, Mogerinin dhe oligarkët
Babëzia ‘godet’ zemrën e stehimit të studentëve, ‘Qytetin Studenti’.Pasi Federika Mogerini shërbeu si ‘dora e zezë’ që gllabëroi tokë publike dhe miliona euro për 100 studentët e Kolegjit të Evropës me taksat e 22 mijë studentëve shqiptarë, dhe godina e Qytetit Studenti iu dha Kolegjit të Europës, edhe ‘Qyteti Studenti’ po lihet në mëshirat të ‘kthetrave’ të radhës, ku do iu hiqet studentëve për kullat e oligarkëve me skemën korruptive të radhës
Zbrazja e qëllimshme nga 12 mijë studentë në rreth 3 mijë studentë
Rezidencat studentore po boshatisen, një pasojë e mungesës së politikave të qëndrueshme për strehimin. Në fillim të viteve ’90, Qyteti Studenti ishte shtëpia e mbi 12 mijë studentëve nga e gjithë Shqipëria. Sot, korridoret e gjata të godinave janë të zbrazura. Aktualisht flitet se në Qytetin Studenti janë rreth 3 mijë studentë.
Qyteti Studenti shtëpia e rinisë së dhjetoristëve të 90-ës , që kërkuan lirinë e fjalës, reformat demokratike dhe zbarkuan në sheshin “Skënderbej”, duke rrëzuar përfundimisht sistemin komunist po degradohet deri në pikë ku do duhet të themi “ Na ishte dikur Qyteti Studenti” . Çdo vit pasëkohen djemtë e vajzat që gëlonin nga të gjitha viset e Shqipërisë. Tani pranë sheshit Demokracia, dallohen dy-tre të rinj dhe disa të moshuar rezidentë në pallatet e pozicionuar të QS-së. Pasiguria, mungesa e investimeve, privatizimet, korrupsioni, zhvatja e fondeve publike, degradimi i kushteve dhe shpopullimi ka ushqyer zbrazjen e studentëve në Qytetin Studenti. Nëse nuk ka më asnjë alernativë për të zgjidhur problemet e studentëve dhe Qytetit Studenti u mbetet vetëm studentëve të krijojnë alternativën e tyre, njësoj siç e krijuan në vitin 2018 me ngritjen e zërit dhe me protestat që zhvilluan asaj kohe. Në të kundërt në çdo vit akademik numri i studentëve në Qytetin Studenti do të vijojë të jetë më i ulët duke u finalizuar projekti për t’a zhdukur nga harta Qytetin Studenti ku Qyteti Studenti nuk do t’u takojë më studentëve por disa klientëve të lidhur me pushtetin që vazhdojnë t’a gllabërojnë atë.Në vitin 2021 u zbrazën 6 godinat e Qytet Studenti dhe studentët u larguan largohen me çanta në krah, pasi ambientet iu lanë për afganët .Mbetet për t’u parë ku degëdisen në 2026 e më tej.
01
Alarm: ‘Qyteti Studenti’ në rrezik
Sipas informacioneve të fundit, godinat në Qytetin Studenti po mbyllen dhe po kalojnë në duart e ish-pronarëve të truallit.Plani është i qartë: këto hapësira do të shemben dhe do të zëvendësohen me pallate. Kjo nuk është thjesht një ndryshim.është zhdukje.Po zhduket strehimi i përballueshëm për studentët.Po zhduket një komunitet i tërë.Po zhduket një hapësirë që ekziston për arsim dhe të ardhmen.Sot mbyllen godinat.nesër nuk do të ketë më qytet studenti.Ky nuk është zhvillim, është zëvendësim i studentëve me ndërtime për fitim.Nëse nuk reagojmë tani,do të jetë shumë vonë.Ngre zërin. reago. mos hesht.qyteti studenti është i studentëve.mos ma prek qytetin student, thuhet në denoncimin e ‘Studentët Denoncojnë”.

02
Mogerini ‘dora e zezë’ që gllabëroi tokë publike dhe miliona euro për 100 studentët e Kolegjit të Evropës me taksat e 22 mijë studentëve shqiptarë
I njëjti skenar si me Universitetin e Tiranës, ku kampusi i studentëve iu dha Kolegjit të Evropës,me rektore Federica Mogherinin duket do përfshijë edhe “Qytetit Studenti”. Pasi kujtojmë se Qeveria shqiptare kishte parashikuar vlerën e 17 milionë eurove për ndërtimin e Kampusit të Ri të Universitetit të Tiranës, një premtim i bujshëm i rikthyer sërish në zgjedhjet qendrore të vitit 2021.Por, fati i ndërtimit të këtij kampusi mori një kthesë tjetër. Ndërkohë që studentët shqiptarë prisnin nisjen e punimeve për kampusin e tyre , godina e Qytetit Studenti iu dha Kolegjit të Europës dhe u shpenzuan 21 milionë euro për 100 studentët e saj. Si pasojë, rreth 22 mijë studentët shqiptarë u zhvendosën në një ndërtesë tjetër, duke u reduktuar kapacitetet e akomodimit dhe duke iu mohuar miliona për investime në dobi të tyre.
Arrestimi i Mogerinit dhe fijet e abuzimeve në Tiranë
Zyrtarja e lartë europiane Federica Mogherini, është arrestuar në Bruksel si pjesë e një hetimi për mashtrim të lidhur me programet e trajnimit për diplomatët e rinj europianë dhe lëvizje të dyshimta të fondeve.Hetimet në Belgjikë vazhdojnë, dhe mbetet për t’u parë nëse rrjeti i Kolegjit të Europës dhe financimet nga qeveri të ndryshme do të jenë pjesë e një skeme më të gjerë që EPPO po heton. Federica Mogherini nuk është një emër i zakonshëm. Ajo ka qenë ministre e Jashtme e Italisë dhe për 5 vite Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, pozicioni më i lartë diplomatik i Unionit.Në Shqipëri ajo u përdor si vulë besueshmërie edhe për Reformën në Drejtësi, dhe pse më pas rezultoi se ajo që predikonte standarde, pavarësi dhe antikorrupsion është vetë nën hetim për mashtrim, korrupsion dhe manipulim tenderësh në zemër të BE-së.
03
Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon
Studentët shqiptarë po largohen drejt universiteteve jashtë vendit me ritme më të shpejta se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, sipas raportit të UNESCO-s për arsimin, duke reflektuar kombinimin e emigracionit, rënies së popullsisë në moshë shkollore dhe orientimit drejt mundësive ndërkombëtare. Raporti thekson se Shqipëria ka një përqindje shumë të lartë të studentëve që ndjekin studimet jashtë vendit dhe se kjo prirje është përshpejtuar në vitet e fundit. “Numri i studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë është rritur më shpejt se në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, theksohet në analizën për vendin.Zhvillimi lidhet ngushtë me dinamikat demografike dhe migratore të vendit. Raporti vëren se rritja e studentëve jashtë vendit ka ecur paralelisht me rënien e numrit të maturantëve në Shqipëri, një trend i lidhur me emigracionin dhe tkurrjen e popullsisë në moshë shkollore.Sipas analizës, orientimi drejt arsimit të lartë dhe mundësia për të studiuar jashtë janë bërë një nga faktorët kryesorë që kanë shtyrë të rinjtë të qëndrojnë më gjatë në sistemin arsimor. Perspektiva e universitetit, brenda apo jashtë vendit, e kombinuar me emigracionin masiv, ka rritur kërkesën për arsim të mesëm dhe të lartë.Raporti vlerëson se rreth 50% e popullsisë shqiptare ka pasur një përvojë emigracioni që nga viti 1991, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre janë të arsimuar në nivele të larta.Midis viteve 2003 dhe 2013, numri i studentëve u rrit mesatarisht me 13% në vit, ndërsa norma bruto e regjistrimit u rrit nga 16% në 64%, duke arritur në rreth 82% në vitin 2024.





















