Sigal

ELBASAN- Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja ka në aksin rrugor Elbasan-Ish-Kombinati Metalurgjik, pranë një karburanti.

Mësohet se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pjesërisht automjetet e përfshira në aksident.

I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.