Debati publik rreth burimeve tona natyrore, të cilat, siç është arritur në përfundimin në analizën shumë të gjatë historike, burimet natyrore në vendet me qeveri të varfra dhe të korruptuara janë një mallkim për popujt e tyre. Kjo dëshmohet nga fakti se 90 përqind e vendeve në konflikt janë vende të pasura me burime natyrore, duke filluar nga nafta deri te ari dhe diamantet. Ja analiza e plotë e Prof. Kicit:
Populli ynë gjithmonë ka qenë i varfër ekonomikisht. Arsyet e kësaj varfërie nuk po i shkruaj këtu. Gjithë jetën kam menduar dhe punuar, se si të ndihmojë për zhdukjen e kësaj varfërie. Dhe kam bindjen e plotë se e e kam gjetur prej kohësh një mënyrë, për zhdukjen e kësaj varfërie në Shqipëri. Çelësi i zgjidhjes, në rastin tonë, është gjeologjia. Kush i bëri të pasura Vendet Arabe, Norvegjinë etj? Ato i bëri të pasura nafta e “madhe” dhe gazi, si pasuri kombëtare (shteterore). Por naftën dhe gazin e tyre i zbuloi gjeologjia. Pra, gjeologjia i bëri të pasura Vendet Arabe, Norvegjinë etj., kurse në Shqipëri pikërisht kërkimet gjeologjike, nga shteti shqiptar, janë mbyllur plotësisht dhe padrejtësisht. Po Shqipëria a ka “naftë të madhe” dhe shumë gaz, si Norvegjia, Azerbajxhani etj.? Përgjigja ime është PO!!! Mos të harrojmë se Azerbajxhani prodhon rreth 40 milionë tonë naftë në vit dhe shumë gaz. Edhe Shqipëria mund t’i arrijë këto shifra, bile edhe më shumë!
Faqen time në facebook nuk e lexojnë vetëm gjeologët dhe specialistët e naftës, por edhe persona të tjerë publikë. Prandaj, më poshtë do të shkruajë shkurt dhe mundësisht pa terma gjeologjie, që të më kuptojnë të gjithë, edhe ata që nuk janë gjeologë.
Kam punuar në dy institute kërkimore shkencore. Gjysmën e aktivitetit tim në punë, në terrenin e Shqipërisë Perendimore dhe në laborator, e kam kaluar në Institutin e Kërkimeve të Naftës dhe të G azit në Fier, kurse gjysmën tjetër, në terrenin e Shqipërisë Lindore dhe Veriore dhe në laborator, e kam kaluar në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike në Tiranë. Në Institutin e Naftës arrita disa suksese në punë. Këto suksese nxitën smirën, ambicjen profesionale dhe egoizmin profesional tek kolegët e mi të punës. Më dënuan padrejtësisht dhe më dëbuan nga Instituti (më 1975), sepse edhe për disa probleme gjeologjike mendoja ndryshe nga ata. Pra, puna ime u bë armiku im.
Në Institutin e Tiranës, për disa probleme themelore të gjeologjisë së Shqipërisë Lindore dhe Veriore, unë mendoja ndryshe nga shefat e Institutit. Edhe këta shefa më dënuan dhe më nxorën në pension para kohe. Pra, në Shqipëri nuk lejohej mendimindryshe në shkencë. Kjo është një nga arsyet, pse Shqipëria përparon me ritme të ngadalta.

U ftoj të shikoni në praktikë, se ku na çuan pikëpamjet gjeologjike zyrtare të shefave në Tiranë, dhe ku mund të na na çojnë në praktikë pikëpamjet e mia gjeologjike, të cilat i mbrojta me këmbëngulje dhe sakrifica:
Lutem, shikoni poshtë hartën skematike të Shqipërisë. Aty bien në sy:
1.Brezi me figurat e zeza në hartë, që ndodhet në Shqipërinë Lindore, dhe vazhdon në Kosovë, konsiderohet padrejtësisht i formuar në oqean. Ky nen formimi e përjashton padrejtësisht perspektivën e madhe për naftë dhe gaz në Shqipërinë Lindore, që përfshin një sipërfaqe rreth 7500 km2. Mendimin tim pozitiv nuk e kanë shënuar në tekst si një mundësi.
.
- 2. Figurat e zeza në hartë (masivët ultrabazikë) nuk konsiderohen struktura diapirike (të dala nga poshtë si kërpudha). Disa gjeologë (profesorët Avni Meshi dhe Ibrahim Milushi) kanë vërtetuar se ato janë struktura diapirike, por të formuar në oqean, domethënë pa interes për naftë dhe gaz poshtë tyre. Diapiret kudo në botë konsiderohen me shumë interes për naftë dhe gaz. Pra, janë mohuar strukturat gjigante, që janë shumë premtuese për naftë dhe gaz. Këto dy pikëpamje, të përmendura këtu, përfaqësojnë mendimin gjeologjik zyrtar, që e njeh shteti (shih tekstin Gjeologjia e Shqipërisë, 2002, dhe Harta Gjeologjike e Shqipërisë, 2002).
Bindja ime e plotë, e bazuar në fakte të shumta, është kjo:
1.Brezi me figurat e zeza në hartë nuk është formuar në oqean, por në hullinë kontinentale të Mirditës, që ishte si hullia jonike. Ky vend formomi hap perspektiva të jashtzakonshme për naftë dhe gaz në Shqipërinë Lindore (zona e varfër malore!!), dhe në Kosovë.
- 2. Figurat e zeza në hartë (masivët ultrabazikë) konsiderohen struktura gjigante diapirike, të formuara në hullinë kontinentale të Mirditës, dhe jo në oqean!! Mohimi i oqeanit, i bazuar në fakte, është merita ime. Me diapir bota nënkupton naftë dhe gaz!!! Pra. poshtë këtyre figurave të zeza në hartë, pritet të zbulohet “naftë e madhe” cilësore dhe shumë gaz.
Të dyja pikëpamjet e fundit janë sqaruar mirë në librat e mi, që ndodhen në Tiranë dhe kanë këta tituj: “Nafta dhe Gazi në Shqipërinë Lindore”. Botimi i Tretë, 2022, dhe “Oil and Gas in Eastern Albania”, 2024.
Pra, perspektiva e Shqipërisë, për naftë dhe gaz, është shumë e madhe. Për krahasim, le të shikojmë këto dy struktura: Vendburimi i naftës në Gorisht-Kocul është më i madhi i zbuluar në gëlqerrorët. Struktura e tij përfshin një sipërfaqe prej rreth 10 km2, kurse masivi diapirik i Bulqizës (strukturë e pritëshme naftë-gazmbajtëse) e ka sipërfaqen rreth 350 km2 !! Pra, masivi i Bulqizës është strukturë gjigante. Në galeritë e kromit në Bulqizë ka pasur disa shpërthime gazi natyror (gas metan i lagur, CH4, shoqërues i naftës!!). Por Shqipëria Lindore dhe Kosova kanë edhe shumë masivë të tjerë të mëdhenj. Nafta dhe gazi, në gëlqerorët poshtë këtyre masivëve diapirikë, pritet të takohen rreth thellësisë 2000-3000 m. Sikurse shihet në hartë, perspektiva e Shqipërisë, për naftë dhe gaz, është shumë e madhe. Nuk beson kryeministri Rama? Le të krijojë grup ekspertësh gjeologë, shqiptarë ose të huaj, dhe të kërkojë mendimin e tyre. Diapiri i Dumresë, që i është dhënë kompanisë ENI, është një Shpirag tjetër i dështuar, sepse nafta ndodhet shumë thellë.
Nëpërmjet zhvillimit të naftës dhe të gazit, si pasuri strategjike kombëtare (shtetërore), Shqipëria mund të bëhet shumë shpejt një vend i zhvilluar dhe i pasur. Do të rritet shumë mirëqënia e popullit. Ai do të jetojë i lumtur në Shqipëri. Do të zgjidhen të gjitha problemet kryesore të Shqipërisë. Do t’i pritet rruga shpopullimit ose braktisjes së Shqipërisë nga shqiptarët. Prandaj, të krijohet kompania shtetërore e naftës shqiptare. Albpetrol-i nuk është aspak kompani e tillë, sepse ai nuk mund të bëjë kërkime nafte, pa pasur Institutin dhe Gjeofizikën. Kërkimet dhe shfrytëzimin e naftës dhe të gazit t’i bëjnë vet shqiptarët. Në librat e mi, që ndodhen në Tiranë, janë dhënë rekomandime konkrete për kërkime. Si shembull le të kemi Norvegjinë, që është një shtet shumë i pasur, vetëm në saje të naftës dhe të gazit si pasuri strategjike kombëtare (pronë shtetërore). Në Shqipëri prioritet t’i jepet zhvillimit të naftës dhe të gazit, jo turizmit. Cili shtet u zhvillua duke u bazuar kryesisht në turizëm? Asnjë shtet në botë!
Kryeministri Rama nuk merret fare me naftën shqiptare, megjithëse gjeologjia jep sinjale shumë të forta për mundësinë e zbulimit të një nafte “të madhe”. Ai merret kryesisht me turizmin dhe infrastrukturën rrugore. Kjo dëshmon për keqqeverisje, sepse zhvillimi i turizmit dhe i rrugve nuk e zhduk papunësinë dhe varfërinë, nuk e rrit mirëqënien e popullit dhe nuk e frenon shpopullimin e Shqipërisë. Këto probleme i zgjidh vetëm zhvillimi i naftës dhe i gazit nga vet shqiptarët. Përqendrimi tek zhvillimi i turizmit dhe i rrugve i shërben kryesisht politikës së huaj, që Shqupëria të mbetet vazhdimisht e varfër, por kjo nuk do të ndodhë kurrë. Shqipëria ka të ardhëshme të afërt shumë të ndritur.





















