Edhe pse qeveria akordoi dje mbi 170 mln USD për sigurinë kibernetike sërish institucionet janë në kaos të plotë digjital. Pas INSTAT, dje radhën e kishin Hipotekat ku pronat e qytetarëve dhe ato shtetërore duket se kanë rënë në kthetrat e grabitqarëve. Flasin për Telegraf: Av. Muca, rënia e sistemit të Kadastrës mund të risjellë kaosin e 1997 kur u dogjën dokumentat. Av.Cakrani: Po zhdukin mbivendosjet dhe grabisin pronat që t’ua kalojnë Investitorëve Strategjikë. Eksperti Semanaj: Institucionet tona nuk janë imun sepse kemi të bëjmë me servera të arnuar. KLSH: Të dhënat e kadastrës janë në rrezik
Shqipëria në kaos digjital: ‘Hakerat’ sulmojnë hipotekën, rrezikohen tapitë e qytetarëve
Të gjitha hipotekat e rretheve dhe i kanë mbledhur në Tiranë duke i digjitalizuar të gjithë pronat e të gjithë Shqipërisë, privatet dhe ato shtetëroret. Të gjitha janë mbledhur në një folder. Në momentin që humbet folderi, prishet i gjithë database, dhe nuk gjen dot më informacionet për pronën tënde
Shteti elektronik prej kohësh, në mënyrë të njëpasnjëshme, ka rënë në dorën e ‘hakerave’, duke deportuar në informacione sensitive në Shqipëri. Ekspertët që e njohin mirë rrezikun që i kanoset sistemit online të institucioneve shqiptare, sidomos atyre të kufijve, të sigurisë, të elementëve kriminalë etj., paralajmëronin se nëse nuk ndërhyhet në kohë, Shqipëria do të futet në kaos, pasi do preken edhe të dhënat e pronave dhe pasuria e shqiptarëve, e cila është e depozituar në hambarin e madh të hipotekës kombëtare. Edhe pse deri tani vetëm milionat për sigurinë kibernetike kanë ‘avulluar’, pasi hakerimet nuk kanë stopuar, si në rastin më të fundit me goditjen e INSTAT.
Në momentin, kur një pjesë e mirë e hakerimeve nxorrën në pah elementët kriminal, ato persona të cilët ishin në kërkim nga Interpoli apo persona me rekorde kriminale, të cilët fallsifikonin hyrje-daljen, por edhe lëvizjet e shumë pushtetarëve dhe shoqërime të tyre ndër vite me elementë kriminal, biznesmenë, trafikantë droge, një pjesë e të cilëve sot janë të arrestuar, përpos faktit që normalisht përbëjnë skandal, përsëri këto detaje thelbësore për të tronditur interesat e qytetarëve më të varfër e të vjedhur në rajon, pasi rreziku më i madh mbetet pikërisht te ajo që ka të bëjë me pasurinë e tyre.
Dihet, që të gjithë shqiptarët kanë punuar një jetë të tërë për të vënë një pasuri siç është shtëpia, prona, dyqani, dhe vetëm ideja që mund të jenë përpara faktit këto prona që kanë regjistruar, nuk figurojnë më do ishte alarmante, sidomos me raportimet e rënies së faqes Kadastrës.
Duke marrë parasysh dhe hakerimin e INSTAT, ajo që është më e frikshme dhe qesharake është se kemi të bëjmë me të njëjtin grup hakerimi, të cilët përdorin pothuajse të njëjtën teknologji. Bazuar në raporte vërejmë se kemi të bëjmë me një server jo të update-uar, të arnuar e të lënë në mëshirë të fatit, në një kohë kur e dimë se insitucionet janë në sulmin e hakerave.
Pas batërdisë me bankat, problemet e sigurimeve, kartelat në tatime me institucionet e tjera të rëndësisë së veçantë, siç janë doganat, pikat kufitare, çështja e patentave, ajo e pasurive finaciare nëpër banka dhe tani duket se i erdhi radha skandalit më të madh që mund të shpërthejë si goditja përfundimtare duke prekur thembrën e Akilit, siç është çështja e pronave.
Një pjesë e mirë e këtyre pronave flitet se do goditen qëllimisht, pasi dihet që shumica e pronave sot në Shqipëri më të lakmuarat, i përkasin zonave turistike, zonave, të cilat kanë qenë në pronësi të sindikatave. Ku përflitet se vetëm pronat e sindikatave të tjetërsuara dhe që do duhet të japin llogari, pasi në 2025 ju mbaron afati i dhënies me qira apo në përdorim, arrin në shifra mbi 3.5 miliardë euro. Zyrtarë të caktuar bashkë me oligarkët dhe trafikanët i kanë vënë në shënjestër për t’i grabitur pse duke përdorur dhe një hakerim të mundshëm për të vënë dorë mbi zonat e mbrojtura, zonat turistike, industrial, që kanë qenë në pronësi të shtetit, ato bregdetare, ish -repartet ushtarake apo zonat turistike malore.
Megjithatë i takon Kadastrës që dal me një prononcim zyrtar lidhur me rënien e shërbimit online, edhe për shmangur krijimin e panikut, por dhe një déjà vu të mundshme me situata hakërimi. Pasi siç rezultoi dhe në rastin e hakërimit të INSTAT, ku u tha se nuk janë cenuar të dhënat, në fakt situata rezultoi të ishte tejet shqetësuese .
Më poshtë po sjellim disa opinione dhe argumente ekspertësh, ,lidhur me sulmet kibernetike ndaj sistemeve online në Shqipëri, që kohët e fundit kanë qenë kryefjala e skandaleve.
Qytetarëve mund t’u heqin prona për t’ua dorëzuar investitorëve strategjikë
Av. Kujtim Cakrani analizon për “Telegraf” rreziqet që egzistojnë nëse gjatë rënies së faqes së Kadastrës kanë ndërhyrë të dhënat e hipotekës që janë elektronike, dhe i bënë lehtësisht të shënjestruara ndaj fenomeneve të manipulimit.
“Këto kanë marrë të gjitha hipotekat e rretheve dhe i kanë mbledhur në Tiranë duke i digjitalizuar të gjithë pronat e të gjithë Shqipërisë, privatet dhe ato shtetëroret. Të gjitha janë mbledhur në një folder. Në momentin që humbet folderi, prishet i gjithë database, dhe nuk gjen dot më informacionet për pronën tënde. Kjo ndikon edhe nëse vendos të bësh ndonje transaksion për të shitur apo blerë pronë.
Kjo ka një prapavijë , pasi diskutohet dhe është folur se mund t’u heqin qytetarëve prona që kanë interes, përsa i përket dorëzimit të investime strategjike. Nga këtu nisin hijet e dyshimit se nuk është thjeshtë dorë hakerimi. Ndaj padyshim kërkon hetim nga ana e organeve kompentente. Dhe derisa nuk ka hetim të thelluar dhe marrje masash, do ketë përherë ndërhyrje në server. Një tjetër problematikë ka të bëjë me pronat shtetërore në bregdet në ultësirën perëndimore dhe zona turisike , ku duan të prishin dhe mbivendosjet që kanë, duke fshirë kastile pronarë, si në rastin e Karavastasë që ka pronarë. Duke gjetur shkak se ndërhynë iranianët , por në fakt ne nuk e dimë se kush ndërhynë, po ngjan me një lojë për të fshirë pronat, që nuk u interesojnë dhe mbivendosur, duke i hapur rrugë shitjes dhe transformimeve të pronës nga një dorë në tjetrën”, -theksoi Cakrani.
Asnjë institucion nuk është imun ndaj hakerimit, kemi të bëjmë me servera të arnuar
Eksperti Besmir Semanaj shpjegoi për Gazetën “Telegraf” se:- Duke marrë parasysh dhe hakerimin e INSTAT, ajo që është më e frikshme dhe qesharake është se kemi të bëjmë me të njëjtin grup hakerimi, të cilët përdorin pothuajse të njëjtën teknologji. Bazuar në raporte vërejmë se kemi të bëjmë me një server jo të update-uar, të arnuar e të lënë në mëshirë të fatit, në një kohë kur e dimë se insitucionet janë në sulmin e hakerave. Nga ana tjetër kemi insitucione që nuk japin asnjëlloj informacioni , qoftë për hakerimin e Parlamentit, Policinë e Shtetit. Kemi faqe për hakërimin e INSTAT, por asnjë rresht për institucionet e tjera.
Shpresojmë që fondet e akordua për mbrojtjen kibernetike të përdoren siç duhet dhe të mos kemi hakerime , pasi ka nevojë për investime nga ana teknologjike.
Historiku i hakerimeve ka treguar që të dhënat e qytetarëve jo vetëm që nuk janë të sigurta, po sistematikisht jemi mashtruar nga institucionet. Pasi ende nuk e kemi të qartë se kush janë të dhënat që disponohen nga ky grup hakerash dhe se si mund të keqpërdoren. Më e keqja është deri më sot nuk kemi asnjë person të vënë përpara përgjegjësisë për nxjerrjen e të dhënave sensitive nga patronazhistët, pasi duke i dhënë strukturën shtetërore, i dhanë mundësinë e artë hakerave për të vënë në dorë institucionet shtetërore.
Rënia e faqes së Kadastër kuptohet që nuk është pozitive, pasi duhet të ishin marrë masa për të përballuar çdo fluks. Asnjë institucion nuk është imun ndaj hakerimit, ndaj është më rëndësi të punohet me ‘Disaster recovery’ dhe ‘Backup ’, që në çdo rast materialet e qytetarëve të jenë të ruajtura.
Rënia e sistemit të Kadastrës mund të risjellë kaosin e 97-ës kur u dogjën dokumentat
Av. Arjan Muça theksoi për ‘Telegraf’ se në rastin ku flitet për rënie të sistemit të Kadastrës, egziston mundësia që të dhënat për pasuritë e paluajtshme të regjistruara elektronikish të humbasin, ose të tjetërsohet apo të ngatërrohet. Për ta bërë më të qartë; nëse një qytetarë ka bërë regjistrimin e pronës në një emër, mund të ngatërrohet në emër të dikujt tjetër. Nëse ndodh që të mos jenë ruajtur në formate të tjera, dëmi është me pasoja afatgjata dhe zvarritje për qytetarët e prekur. Situatë kjo, që mund të risjellë kaosin kur u dogjën dokumentet në 97-ën.