Greqia “mbyll” edhe Kapshticën, ja kush mund të hyjë e kush jo

305
Sigal

Qeveria greke vijon të shtrëngojë masat anti-Covid duke bllokuar lëvizjen e qytetarëve edhe nga pika doganore e Kapshticës.

Pas urdhrit për Kakavijën, sipas të cilit, nuk mund të futet askush në Greqi që del pozitiv në testet e shpejta antigen, vjen edhe urdhri i dytë.

Sipas Policisë Kufitare, hyrja për në shtetin Helen vijon të jetë e mbyllur.

Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash. Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur”, njofton Stacioni i Policisë Kufitare në Kapshticë.