A është i vërtetë fakti i dënimit të shtetit tonë me shuma të mëdha financiare?

395
Sigal

Endi Laci

Letër e Hapur Zonjës Anila Denaj, Ministre e Financave   

A është i vërtetë fakti i dënimit të shtetit tonë me shuma të mëdha financiare?

E nderuar Zonja Ministre,  duke patur parasysh pozitën tuaj zyrtare, -Me njohuri që keni punuar në institucione ndërkombëtare që e kanë transparencën një nga parimet bazë të komunikimit me publikun,  -Me mendimin se e drejta dhe sinqeriteti është një vlerë e juaja, Po ju drejtohem për një problem që me siguri nuk eshtë thjesht një shqetësim personal: Është folur jo vetëm në shtyp për një dënim financiar të qeverisë tonë nga ana e gjykatave ndërkombëtare për veprime abuzive në dëm të personave privatë apo kompanive të huaja. Po shtroj disa pyetje:

1.A është i vërtetë fakti i dënimit të shtetit tonë me shuma të mëdha financiare?

Kush do t’i shlyejë këto detyrime?

2.Këto vendime që kanë rezultuar të dënueshme  janë individuale, apo kolegjiale?

  1. A duhet të këtë penalizime për individë apo një grup personash që kanë shkaktuar këto dëme financiare?
  2. Thuhet se institucione financiare do të sekuestrojne pasuri te shtetit tonë në vende të ndryshme të botës. Me sa jam ne dijeni, si shtet ne kemi në zotërim 3 apo 4 godina ambasadash dhe ndoshta ndonjë depozite valutore në ndonjë bankë. A e mbulojne vlerën që detyrohemi të paguajmë këto pasuri?

Kemi patur një histori të hidhur si shtet në vitin 1946, me mbytjen e dy anijeve angleze në kanalin e Korfuzit nga minat qe ishin vënë nga pala jonë. Edhe atëherë një gjykatë ndërkombëtare e dënoi shtetin tonë dhe për 45 vite, Anglia bllokoi floririn tonë në bankën e Londrës që ishte marrë nga Gjermanët nga Banka shqiptare. Për shumë vite ne kishim mësuar se këtë flori e kishte “Vjedhur” Mbreti Zog, kur në fakt, floriri ishte në bankë deri sa e rrëmbyen gjermanët. Në vitin 1995, qeveria shqiptare e njohu dëmin ndaj anglezëve dhe amerikanëve (për sekuestrimin e pronave të qytetarëve amerikanë në Shqipëri) dhe nga floriri i bllokuar iu kthye të dëmtuarve sasia që ishte caktuar nga gjykata nderkombëtare dhe ajo që na mbeti  “u katandis kokoshi një thelë”.

  1. A mendoni se ky borxh duhet kthyer nga ata që e kanë vjedhur këtë vend për 30 vite dhe mund të kenë pasuri të fshehura në parajsa fiskale?