Greqi/ Ja pse u shty hapja e kufirit me Shqipërinë…

388
Sigal

Shqipëria është zyrtarisht jashtë shteteve që mund të udhëtojnë drejt vendeve anëtare të BE duke nisur nga 1 Korriku. Por këtij vendimi i është shtuar së fundmi edhe Greqia, që më herët kishte njoftuar hapjen e kufirit vetëm përmes linjave ajrore. Mësohet se shkaku për mos hapjen e kufirit me Shqipërinë në momentet e fundit ka qenë këmbëngulja e Alexandros Kachrimanis, Prefektit të Qarkut të Epirit, i cili sot në mëngjes ka kontaktuar për mos hapjen e kufirit me Zëvendës Ministrin e Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, për të diskutuar çështjen që ka lindur me hapjen e kufijve me Shqipërinë, raportohet nga mediat vendase. Por menjëherë pas komunikimit që patën të dy vendosën, që hapja e kufirit me Shqipërinë të shtyhet pa vendosur një datë konkrete. Nga ana e tij, Kachrimanis prezantoi planin e Qarkut të Epirit për të hapur me siguri kufijtë me Shqipërinë, duke sugjeruar instalimin e kabinave speciale (tunele dezinfektimi) në tre stacionet kufitare të Mertziani, Kakavia, Mavromati, në portin e Igoumenitsa dhe në aeroportin e Janinës. Më në fund, ata vendosën të mos hapnin kufirin me Shqipërinë nesër, ndërsa “data e re” do të shpallet së shpejti nga Ministria e Mbrojtjaes Civile.