Serie A e dashuruar pas Cavanit, jo vetëm Inter, në skenë ja cila është skuadra tjetër që do pranë

348
Sigal

Serie A vijon të jetë e fiksuar pas Edison Cavani, një sulmues i cili pavarësisht moshës, mbetet në modë në Itali. Zërat e fundit flisnin për një kalim të sigurt tek Atletico Madrid por ja që në Spanjë kanë një tjetër version. Sipas të përditshmes AS, e ardhmja e Cavanit nuk është në Madrid, nuk do të transferohet tek Atletico pasi trajneri Simeone dhe stafi drejtues kanë kthyer vështrimin nga Milik. Atletico ka gati një ofertë prej 40-50 milion euro për Napolin dhe afro 5 milion euro në sezon për sulmuesin polak, dyfish më shumë se sa përfiton aktualisht tek blutë.

Gjithnjë sipas AS, kjo lëvizje e Atletico i hap rrugën rikthimit të sulmuesit uruguaian në Serie A por ndryshe nga se pritej, e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Milano për kryeqytetin italian pasi Roma është duke përgatitur një ofertë e cila pritet të djeg edhe konkurrencën e Inter. Roma i ka paraqitur Cavanit një kontratë 3-vjeçare duke i garantuar gjithashtu se do të jetë lojtari më i paguar në skuadër, status të cilin për momentin e mban Edin Dzeko me 5 milion euro në sezon. Cavani do të transferoj në Romë me parametra zero, ky fakt ka bërë që drejtuesit e klubit verdhekuq të mos kursehen për pagën e tij vjetore. Mosha është thjeshtë një numër për Cavanin i cili dhe në sezonin e fundit, më i vështiri në Francë, realizoi 4 gola në 14 ndeshje.