Grabitja e kambistit në rrugë, policia jep version qesharak

536
Sigal

DURRËS/ Agim Balla grabitej për herë të dytë. Klientët e lokalit tregojnë skenën e vjedhjes së 50 milionë lekëve

Në Durrës kambisti 56-vjeçar Agim Balla është grabitur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Goga” të lagjes Nr. 9 në afërsi të Muzeumit të Dëshmoreve dhe rreth 300 m larg ndërtesës së Drejtorisë së Policisë. Sipas dëshmitareve në vendngjarje, kanë qenë orët kur ai po nisej për në lokalin e tij, ku ushtronte veprimtarinë e kambiumit, kur një mjet i markës BMVV pa targa, në bodin e të cilit ndodheshin 3 persona ka hipur mbi trotuar drejt kampistit dhe nga makina kanë dalë dy persona, njëri prej të cilëve e ka qëlluar kambistin me qytën e pistoletës në syrin e majtë. Kambisti ka hedhur çantën në lokal me që kishte derën afër, ndërkohë njeri prej grabitësve, gjithnjë sipas klientëve ka hyrë në lokal dhe ka marrë çantën.

Dëshmitë

“Të gjithë u shtrimë në dysheme”, ka deklaruar njeri nga klientët e lokalit, banor i lagjes, “nuk e mbrojtëm dot Agimin se grabitësi kishte kallashnikov”. Me pas ata i kanë marrë çantën, në të cilën ndodheshin afërsisht 5 milion lekë të reja dhe duke kërcënuar personat që ndodheshin në lokalin në trotuarin që u grabit kambisti janë larguar me shpejtësi. Një tjetër dëshmitar okular deklaroi se ata kanë qenë tre persona nga të cilët dy kanë dalë nga makina me armë në duar dhe kanë grabitur çantën ndërsa një tjetër i armatosur me automatik ka qëndruar në makinë dhe ka pritur aksionin e grabitjes së çantës dhe me pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. “Në atë moment ka qenë duke kaluar një polic me motoçikletë në rrugë, por nuk ka ndaluar, sepse grabitësit ishin të armatosur”, tha një dëshmitarë që kalonte në rrugë. Kur ka ardhur policia, çdo gjë kishte përfunduar, ka saktësuar ai. Agim Balla, sipas kolegeve të tij, ishte hera e dytë që grabitej…

Rasti i Sukthit

Mjaft dramatike ka qenë edhe grabitja në Katundin Sukth e kambistit 63-vjeçar Hysni Baganaci. Shuma e parave të grabitura ka qenë rreth 22- milionë lekë të vjetra. Paratë i janë grabitur me dhunë  duke e plagosur me thika dhe kaçavida. Grabitësit kanë kapur edhe bashkëshorten e tij në korridorin e mesëm të katit të parë të banesës duke e shtrënguar fort në fyt me qëllim që të mos thërrasë për ta dëgjuar fqinjët. Baganaci ka një pikë këmbimi valutore në qendër të qytetit të Durrësit, ku ushtron veprimtarinë e kambizmit prej shumë vitesh, por tashmë pas kësaj grabitjeje ai ndjehet i terrorizuar psiqikisht, fizikisht pasi ka marrë plagë të shumta në duar, trup dhe në qafë dhe tashmë pas marrjes së të gjithë sasisë së parave që ai dispononte për kambizëm, ai ndjehet i rrënuar edhe ekonomikisht, pasi i është hequr forcërisht e gjithë sasia e rezervës ekonomike që kishte vënë për punë.

Rritet pasiguria tek bizneset

Kjo e dëmton rënde klimën e biznesit pasi në shënjestrën e grabitësve janë vënë edhe dyqanet. Gjë që rrit klimën e pasigurisë në biznese kjo reflektohet më pas rënien e zhvillimit ekonomik. Hysniut nuk i hiqet për asnjë çast nga mëndja fakti kur në dhomë i kanë hyrë 3 persona, të cilët e kanë terrorizuar në kërkim të parave që dispononte në banesë. Dhe e kanë lënë të përgjakur atë dhe gruan e tij 61-vjeçare. Ai thotë se është grabitur 3 herë duke filluar që nga viti 1997, kur është qëlluar me levë kokës dhe e kanë lënë pa ndjenja në rrugë pasi e kanë grabitur. Grabitjen e dytë ia kanë bërë në autostradë, kur i kishte rënë goma. Grabitjet kanë qenë të rënda, thotë ai, po kjo e fundit ju a kalonte të gjithëve.