Grabitet xhamia në Maliq, autorët boshatisin arkën

153
Sigal

Xhamia e Maliqit ka rënë pre e grabitjes nga persona të paidentifikuar ende. Ngjarja mësohet se ka ndodhur dje ku arka e xhamisë është konstatuar e hapur.

Burime bene me dije se është konstatuar e hapur arka e xhamisë së fshatit Podgorie, ku është marrë një sasi e vogël parash.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.