Gjykata Kushtetuese u bë me 7 anëtarë / SHBA: Nuk ka pushim deri kur të bëhen 9

271
Sigal

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e presidentit për dekretimin me urgjencë të emrit të Sonila Bejtjas si anëtare e shtatë e Gjykatës Kushtetuese, por deklaron se nuk do të ketë qetësi dhe pushim deri kur ky institucion të bëhet me 9 të zgjedhur.

Lexo edhe : Pasi u infektua me Covid, i jep fund jetës me plumb në kokë

Faleminderit Presidentit Ilir Meta për dekretimin këtë mbrëmje të gjyqtarit të 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar së bashku me urgjencë në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Venecias, kushtit të BE dhe kërkesës së shqiptarëve. Presidenca, Parlamenti dhe KED kanë bërë gjykatën Kushtetuese funksionale para datës 12/31”.

Presidenti, parlamenti dhe KED meritojnë vlerësim për arritjen e kuorumit +1, por nuk mund të ketë pushim derisa të plotësohen të 9-ta vendet. Puna duhet të vazhdojë në Vitin e Ri. Ne i nxisim kandidatët e kualifikuar t’i përgjigjen thirrjes në mënyrë që njerëzit e Shqipërisë të kenë drejtësi të vërtetë, siç i përshtatet Aleatit të NATO-s dhe aspirantit të BE-së” mbyllet postimi i Kim.

Klevi Elezi: Bujqësia në Durrës, sektori që po falimenton

Makina të shkatërruara dhe mure të shembura, dalin pamjet nga tërmeti i fuqishëm në Kroaci