Hackerat publikojnë të dhëna të reja/ Reporterët pa Kufij: Kini parasysh të drejtën e Informimit

127
Sigal

Teksa hendeku me skandalet e publikimit të të dhënave sensitive thellohet organizata Reporterët pa Kufij i ka kërkuar Policisë dhe Prokurorisë Shqiptare që të shmangë masat disporporcionale dhe denoncon kërcënimet e dënimeve me burg për gazetarët.

DEKLARATA E RSF:

Prokurorët shqiptarë kanë ndaluar mediat të publikojnë tema me interes të përgjithshëm si sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe krimi i organizuar. Reporterët pa Kufij (RSF) i bën thirrje autoriteteve të shmangin masat disproporcionale dhe denoncon kërcënimin me dënimet me burg  për gazetarët. “Nëse siguria shtetërore ose sekreti i dëshmisë janë arsye legjitime për kufizimin e lirisë së shtypit, autoritetet duhet të marrin masa proporcionale për të mos penguar arbitrarisht këtë të drejtë themelore. U bëjmë thirrje prokurorëve dhe gjykatave shqiptare që të kenë parasysh të drejtën e informimit”.