Shkon në 88 numri i viktimave nga uragani Ian në Florida

52
Sigal

Shkon në 88 numri i viktimave të shkaktuara nga uragani Ian në Florida. Këtë e bën të ditur CNN duke cituar burime zyrtare.

Ndërkohë po shtohen polemika kundër autoriteteve të qarkut Lee, ku kanë ndodhur më shumë se gjysma e vdekjeve, për vonesën me të cilën do të kishin urdhëruar evakuimin e banorëve pavarësisht alarmit.

Guvernatori i shtetit Ron DeSantis mbrojti vendimin e zyrtarëve për të lëshuar urdhrin e evakuimit të martën, që është më pak se 24 orë përpara se uragani të godiste tokën dhe një ditë pasi disa qarqe fqinje urdhëruan banorët e tyre të largoheshin menjëherë.