Makina të shkatërruara dhe mure të shembura, dalin pamjet nga tërmeti i fuqishëm në Kroaci

272
Sigal

Kanë dalë pamjet nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kroacinë mëngjesin e sotëm, i cili ka shkaktuar frikë dhe panik te të gjithë banorët.

Sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve, lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihters, dhe me epiqendër në afërsi të qyteteve Petrinja dhe Sisak, rreth 50 kilometra në juglindje të Zagrebit.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, tërmeti është pasuar brenda pak minutash nga një tjetër lëkundje sizmike me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, duke shkaktuar panik tek banorët. Shumë prej tyre dolën të alarmuar jashtë banesave, duke vrapuar në rrugë.

Deri më tani raportohen vetëm dëme materiale, jo viktima apo të lënduar, ndërkohë që informacionet janë në përditësim të vazhdueshëm.

Ky është tërmeti i dytë që regjistrohet për 2020-n në Kroaci. Zagrebi u prek në mars nga një tërmet me magnitudë 5.3, që i mori jetën një qytetari dhe plagosi 27 të tjerë.