Kriza e refugjatëve, Hahn: Ballkani Perëndimor të mos bëhet parking për këta njerëz

424
Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë në BE, Johannes Hahn, u ka bërë thirrje shteteve të BE që të qëndrojnë të qeta dhe të luftojnë së bashku krizën e refugjatëve, ndërsa është shprehur se Ballkani Perëndimor nuk mund të jetë një parking për refugjatët.
“Ballkani Perëndimor nuk duhet të bëhet parking për refugjatët. Ky do të ishte një gabim i rëndë gjeostrategjik. Kemi nevojë për koka të ftohta dhe jo retorikë të ashpër”, ka thënë Hahn para gazetarëve në Bruksel.
Komentet vijnë pasi Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë, në përpjekje për të ndaluar emigrantët. Mbi 7,300 njerëz kanë hyrë në Kroaci nga Serbia brenda 24 orësh, pas përleshjeve të së mërkurës midis policisë hungareze dhe refugjatëve.
Sigal