Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë sot seancën e parë, tre vite ishte e bllokuar

204
Sigal

Gjykata Kushtetuese do t’i rikthehet sot normalitetit, pas gati tre vitesh bllokim.

Vetingu shkarkoi pjesën dërrmuese të anëtarëve dhe kjo gjykatë mbeti vetëm me Vitore Tushën duke mos pasur kuorumin e nevojshëm për shqyrtimin e çështjeve.

Në dhjetor numri i anëtarëve të rinj shkoi në 6 (7 bashkë me Vitore Tushën që ishte), duke krijuar numrat e nevojshëm për mbajtjen e seancave.

Sot do të zhvillohet seanca e parë dhe në rend dite është një kërkesë e Gjykatës së Tiranës me objekt: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe togfjalëshit “… i së njëjtës gjykatë”, parashikuar në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr. 35/2017.
Janë 25 çështje të bëra gati, që do të shqyrtohen nga gjashtë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

32 të tjera presin për mbledhjen e gjyqtarëve, më e rëndësishmja e të cilave është padia e shoqatës së bashkive, që kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, të cilat në atë kohë u kthyen në një front grindjesh politike.