Moti i keq, izolohen 20 fshatra në Dibër, rrëshqitje dherash e gurësh

257
Sigal

Qarku i Dibrës është një nga zonat problematike në vendin tonë si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut. Mësohet se aksi Peshkopi-Kukës është bllokuar nga rrëshqitja e gurëve. Konkreitsht në vendin e quajtur Shumak ka rrëshqitur dheu e gurët si dhe janë të izoluar 20 fshatra, njësia Sllove dhe Kalaja e Dodës. Të gjitha këto zona, kanë mbetur dhe pa energji elektrike që nga mbrëmja e ditës së kaluar, 25 janar. Kjo zonë ka edhe reshje dëbore gjithashtu si dhe prurje të mëdha. Konkretisht në hidrocentralin e Ulzës e në Shkopet shkarkohen 500 m3 ujë në sekond. Sot, moti parashikohet të jetë me reshje shiu, por me pauza të herëpashershme duke sjellë dhe kthjellime. Përmbytje të shumta ka pasur në Durrës, Fushë Krujë e Shkodër.