Gjykata e Posaçme dënon me 10 vite burg financierin e bandës ‘Habilaj’

310
Sigal

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 vite burg Armand Kocerri, i njohur si financieri i bandës së Habilajve, i cili akuzohet për veprën penale të “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal” dhe për “Trafikimit të lëndës narkotike”. Po ashtu ai akuzohet për veprën të “Mbajtjes pa leje të municioneve”, Mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë”. Kujtojmë se Koçerrit iu gjetën 4 ton kanabis sativa në banesën e tij në Vlorë.