Shkodër/ Rrezikuan të mbyteshin në det, nëna dhe djali 4-vjeçar shpëtojnë mrekullisht

397
Nëna dhe djali 4-vjeçar janë shpëtuar nga dy persona që ndodheshin aty pranë. I mitur ndërkohë është dërguar në spitalin e Shkodrës. Një ngjarje e rëndë është evituar ditën e sotme në plazhin e Velipojës. Një nënë së bashku me djalin 4-vjeçar kanë qenë duke u mbytur në det. Për fat të mirë ata janë shpëtuar nga ndërhyrja e bluzave të bardha në një qendër shëndetësore aty pranë. Ndërkohë i mituri dhe nëna e tij, janë dërguar në spitalin e Shkodrës. I mituri mbërriti në gjendje jo të mirë në spital, por pas ndërhyrjes së mjekëve, shëndeti i tij është normalizuar.

Sigal