Gjykata Administrative pezullon gjobën e Veliaj ndaj PD

678
Gjykata Administrative e Tiranës vendosi sot të pezullojë gjobën e vendosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj ndaj Partisë Demokratike. Sipas një njoftimi për shtyp, gjykata ka urdhëruar ndalimin e cdo veprimi të bashkisë deri në gjykimin final të çështjes. Gjoba e vendosur nga Veliaj lidhej me protestën e vitit të kaluar të partisë së opozitës, manifestuesit e të cilës dëmtuan në shenjë revolte bunkerin para Ministrisë së Brendshme.
Sigal