Zyrat të hapura në 28 dhe në 30 nëntor për pagesat e energjisë

491
Zyrat e Shërbimit ndaj klientëve të OSHEE do të jenë të hapura ditën e sotme, ndërsa e diela do jetë pushim, për të rifilluar shërbimin të hënën.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në një njoftim drejtuar mediave.
“OSHEE njofton abonentët për pagesat e faturave, ose për çështje të kërkesave dhe ankesave se, drejtoria e marrëdhënieve me klientin dhe qendrat e kujdesit ndaj klientit (knk-te) në të gjithë Shqipërinë, do të jenë në punë për datën 28 dhe 30 nëntor, ndërsa dita e diel, datë 29 nëntor do të jetë pushim.”, citohet në njoftimin e OSHEE-së.
Sigal