Polumbarët kanë gjetur trupin e pajetë të 14 vjeçarit që u zhduk dje në lumin Seman teksa ishte duke gjuajtur për peshk.
Policia u njoftua pasditen e djeshme, rreth orës 19:00se 14-vjeçari kishte shkuar për të peshkuar dhe dyshohet se ishte futur për tu larë, por nuk kishte dalë më. Fillimisht policia gjeti rrobat e tij në anë të lumit dhe vetëm pak minuta më parë gjetën edhe trupin e pajetë në ujë.
“Janë shumë hallexhinj, në punë dhe hall të tyre. Babai i ka lënë ka 4 vjet. Edhe një vëlla i është mbytur para 10 vitesh këtu.
Këta me ndihmë ekonomike rrojnë, tani ia kanë ndërprerë fare. Kanaçe mblidhnin. Shumë çun i mirë ishte djali. E shikoja që gjuante këtu peshk. Nuk e kanë gjetur ende, do ta ketë marrë rryma.”
“Familje e mirë dhe punëtore, fukarenj. Ai çuni punoi disa ditë te unë, ishte djalë i mirë, i zgjuar dhe punëtor. Ka qepë duke kapur peshk.
Do të ketë rënë ose mund të jetë hedhur për tu larë, ai e di. Duhet që shteti të vejë dorë në këtë familje se janë më të varfrit.
Nuk ngopin dot barkun me bukë. Kjo familja është më e varfra në zonë. Merrnin më parë ndihmë nga shteti, por tani nuk marrin.”




















