Durrës, zhduket një vajzë 31-vjeçare

148
Sigal

Një vajzë 31-vjeçare është zhdukur në Durrës. Policia njofton se ka qenë nëna e 31-vjeçares e cila ka denoncuar zhdukjen e së bijës.

Sipas saj, vajza para një muaji është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Policia e Durrësit ka nisur një hetim për gjetjen e vajzës.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasja Sh. K., banuese në Katund i Ri, Durrës, se para një muaji është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja M. K., 31 vjeç, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.