Hyqmet Zane: Patronazhistët që bëjnë dallimet e qytetarëve

257
Sigal

Nga Hyqmet Zane

Arroganca e nëpunësve në institucione si model kryeministror

Dita – ditës jeta e qytetarëve shqiptarë nuk vështirësohet vetëm nga hallet që përballen nga keqqeverisja, por më e keqja është halli i sjelljeve të nëpunësve të institucioneve me shtetasit që përballen me ta dhe dukshëm mund të thuhet se është arrogante, pa mirësjellje, me inat dhe që ngjason tipike si ajo e kryeministrit tonë Edi Rama, që i ka të gjitha llojet e sjelljeve arrogante në çdo ambient dhe përballje. Dhe e gjitha kjo vjen, sepse është arrogancë, që buron nga padrejtësia që i bëhen qytetarëve dhe këtë e mveshin me sjelljen harbute, siç thotë populli.

Si njeri publik i mirënjohur në qytetin ku banoj, kam aksese pozitive kur trokas në dyert e instiotucioneve. Me hir apo pahir, me dashje apo pa dashje, me dëshirë apo pa dëshirë, ma hapin derën dhe mbaroj punë. Sa herë më shoqëron ndonjë mik, kur e shikon këtë situatë, më thotë “ta kanë frikën ndaj të bëjnë respekt”. Unë nuk dua ta pranoj, por në një farë mënyre është e vërtetë.

“Kush nuk e ka parë këtë farë soj kryeministri që kur ka qenë ministër i Kulturës dhe tha se do e kthente Tiranën në identitet dhe sot identiteti i kryeqytetit janë ndërtimet shumë katëshe pas prishjes së çdo ndërtimi ,që priste identitetin. Regjisorët e filmave nuk dinë se ku të filmojnë, sepse janë prishur të gjitha dhe identiteti është arratisur.”

Në këtë realitet mendoj se si ia bëjnë mijëra e mijëra qytetarë në qytetet e Shqipërisë dhe kur trokasin në dyert e institucioneve të shtetit? Ma pohojnë e më thonë se përballen me mijëra siklete dhe më e keqja është se nuk mbarojnë punë. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, sjellja arrogante e nëpunësve të shtetit, të krijon një pështjellim të madh sa shpesh shumë njerëz shprehen “sillet sikur i kam ndonjë borxh, unë kërkoj të drejtën time, por ajo me flet pa pikën e turpit”. Kjo ndodh, sepse padëshira për të zgjidhur hallet e qytetarëve i çon tek arroganca.

Nuk janë të gjithë nëpunësit, sidomos nuk janë ata që janë vërtet specialistët e punëve, ata që mbajnë barrën e madhe të punëve, sepse një pjesë e konsiderueshme janë ata që kanë ardhur për të marrë një rrogë dhe për të bërë spiunllëqet tek drejtori. Shkak për këtë shkrim u bë një  moment jo i dëshiruar, por që ndodhi në një isntitucion të rëndësishëm, pas prishjes së portalit të qeverisjes për qytetarët. Bashkë me një mik, qytetar hallexhi dhe të painformuar, trokita në një derë që besoja se ishte e duhuri. Një djalë i ri, fare i ri, e hapi derën sikur të ishte në shtëpinë e tij dhe i trokit një i panjohur. A thua se ishim hajdutë apo keqbërës. I thashë ta hapte derën më shumë se nuk ishte shenjë e mirë që e hapte derën ashtu si hajdutshe. “nuk futem unë pa leje or djalë, – i thashë, – se unë i respektoj institucionet e shtetit”. Po ai në të vetën a thua se kishim shkuar për ndonjë sulm kibernetik. Thjesht me pyet se ku është punonjësja e postës që dihej se ishte tek AKSH, por që në fakt kishte kaluar tek një derë tjetër. Nuk ishte vendosur asnjë njoftim për këtë ndryshim. E këshillova djalin që të tregohej më i sjellshëm se qytetarët kanë nevojë për informim. Në këtë muhabet e sipër më doli përballë një dordolec i shkurtër dhe si trim më tha se përse bërtet. Në fakt nuk kisha bërtitur, por thjesht kisha këshilluar. Në atë moment më erdhi vërtet për të bërtitur dhe iu shpreha me gjithë forcën e zërit. E kuptova që ishte një patronazhist, që ruan institucionin nga sulmet e” (???), në një kohë që një përgjigje e thjeshtë sqaronte gjithë problemin. Qytetari që shoqëroja mbeti i habitur dhe më tha “vaj medet të isha unë vetëm, do më kishin rrahur”. Qesha dhe i thashë: “ke të drejtë se në fakt janë këta që bëjnë kështu dhe që janë patronazhistë, që duhen rrahur mirë se jo vetëm bëjnë prapësira, por bëjnë edhe të fortin”.

Por nëse do ta lemë mënjanë këtë realitet që është acarues dhe i papranueshëm, do të thoja që të gjithë këta që bëjnë të fortin dhe të “inatosurin” në institucionet e shtetit, që paguhen nga taskapaguesit shqiptarë, në fakt do të duhej të ishin të thjeshtë dhe të respektuar, sqarues dhe me buzëqeshje. Por nëse kjo që e mendojmë kështu ndodh në botën e qytetëruar, nuk mund të konceptohet në Shqipëri. Shkaku i vërtetë është se i tillë është ai, kryeministri shqiptar Edi Rama që e ka kthyer në një frymë zotëruese këtë situatë. Ai manifeston arrogacë dhe në hazër xhevap negativisht në përgjigje mashtruese dhe i pasinqertë, që nuk duron asnjë vërejtje apo asnjë këshillim. Atë që ka pohuar një apo disa vjet përpara, ai e harron dhe bën të kundërtën e asaj që ka thënë, sepse ai nuk e njeh sinqeritetin dhe nuk e ka për turp të thotë të kundërtën me krenari mashtruesi. Kush nuk e ka pa këtë farë soj kryeministri që kur ka qenë ministër i Kulturës dhe tha se do e kthente Tiranën në identitet  dhe sot identiteti i kryeqytetit janë ndërtimet shumë katëshe pas prishjes së çdo ndërtimi që priste identitetin. Regjisorët e filmave nuk dinë se ku të filmojnë, sepse janë prishur të gjitha dhe identiteti është arratisur. Kur u bë kryebashkiak merrte sëpatën në dore të priste një shtyllë druri diku në Tiranë si një arrogant. Kush nuk e kujton faktin se lakuriqësia e këtij kryeministri shumë vite më parë, sot është arroganca standarte që e shoqëron mbruajtur me një lloj nervozizmi, që nukduhet ta ketë një kryeministër. Kush nuk i ka  parë e dëgjuar marrëdhëniet e kryeministrrit me studentët dhe nuk ka kuptuar se jo vetëm që kryeministri nuk zgjidh dot problemet e shumta që po shoqërojnë arsimin e lartë universitar, por vetë kryeministri me arrogancën e tij është kthyer në një problem shtetëror. Kush nuk e ka parë këtë kryeministër me fjalorin më të ulët në poltronin e parlamentit duke i ndërprerë fjalën dhe duke iu kundërvënë opozitës bashkë me disa ministre pa turp dhe po aq arrogantë dhe nuk ka shqetësuar fare as trupin diplomatik, që e shohin me syrin e “liderit botëror”, që më mirë thonë ta lënë në marrëzinë e tij se e do dhe e mbron ambasadorja amerikane si zëdhënëse e qeverisë me orientim të filozofisë sorrisate. Kush nuk e ka parë këtë kryeministër në konferenca shtypi me gazetarët dhe nuk ka parë se si Edi Rama flet me fjalor vulgar sikur të jetë mes shokësh duke bërë gallatë e jo që është para të rinjëve, që i shohim si shpresë dhe që ata, përballë këtij realiteti, veçse ikin se nuk e durojnë dot këtë sjellje. Vetëm në një rast kryeministri ynë tregohet miqësor, kur takohet me Vuçiçin serb për Open Ballkan dhe tregon arrogancë ndaj kryeministrit të Kosovës pse është i vërtetë dhe me këmbë në tokë dhe nuk i bën hosanara Edi Ramës. Me këtë sjellje Edi Rama i ngjason Enver Hoxhës, që sillej mirë me emisarët antishqiptarë serbë dhe vriste në pabesi bashkëpunëtorët e tij të luftës. Ajo që e mirëkupton sjelljen e kryeministrit shqiptar në arrogancën e tij ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptarë është ambasadorja Yri Kim, sidomos kur flet me atë fjalor superarrogant ndaj ish Presidentit Ilir Meta, që nuk e lejoi të bënte me Presidencën ato që cilësoheshin “pushtim i institucioneve”. Super arroganca ishte me shpikjen e dosjes ndaj Ilir Metës, si një fyerje ndaj shtetit dhe figurës së kreut të shtetit si President të shqiptarëve. Ndërsa ndaj Sali Berishës si lider i Opozitës së vërtetë dhe kryetar të PD, Edi Rama – kryeministër flet me gjuhën e Sorosit me frikën se ia di forcën e opozitarizmit dhe në bashkëpunim edhe me Ilir Metën janë bërë potencialisht kundër kësaj qeverisje arrogante me ministra e drejtues, me punonjës institucionesh se  kanë në krye një kryeministër super arrogant dhe të pasjellshëm ndaj vlerave njerëzore dhe një humbës i vlerave të shqiptarizmit. Dihet se me sa arrogancë ka mbrojtur ministrat që tashmë kanë përfunduar në burg dhe nuk e ka për turp të mohojë apo të thotë broçkulla. Sidomos këtë e shpreh edhe ndaj palo drejtësisë së re që po e përdor me arrogancë duke lënë gojëhapur shqitparët që përjetojnë më pas situata të atilla si ajo e vrasjes së një vajze 7 vjeçare nga një shef komisariati arrogant si vetë ministri i brendshëm dhe kryeministri në krye të tyre.