Një mashtrues, një skandaloz, si kryebashkiaku i inceneratorëve

99

“Inceneratori i Elbasanit është në remont, po përdorim landfillin”

Sigal

Kështu ka deklaruar Gledian Llatja, kryebashkiaku i Elbasanit, i cili po bën një mashtrim publik duke thelluar më tej skandalin e inceneratorëve, duke na treguar se sa i dështuar ishte ndërtimi i tij në Elbasan dhe abuzimi me 22 milionë euro, për të cilat kanë përfunduar në burg disa zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Dhe prangat po vërtiten edhe në korridoret e Kryeministrisë.

Gledian Llatja ka thënë se po bën remont. Mashtrim publik. Çfarë remonti i bëhet një makine me kilometër zero? Inceneratori i Elbasanit është si një makinë e blerë në dyqan.

Kështu pretendon Qeveria, pavarësisht se ne si media, e shumë të tjera e kanë raportuar që është një kazan me naftë, që me çmimin e sotëm të karburantit do t’i duhen, për t’u mbajtur ndezur, të paktën 200 mijë euro në muaj. Pas mashtrimit të parë se po bën remont, Gledian Llatja duhet të tregojë se ku i gjeti fondet. A ka fonde të miratura në Këshillin Bashkiak për mirëmbajtje apo për këtë remont që po i bën një makine të re, që në rast se s’po ndodh është një vjedhje e hapur? Një makinë me çelësa në dorë e marrë në dyqan, që nuk ka punuar fare apo ka dalë vetëm një shëtitje në qytet, nuk ka nevojë për remont. Mund të ketë nevojë për shërbime të vogla, por jo për remont. Skandalozi dhe mashtruesi publik Gledian Llatja, duhet të thirret në organet e drejtësisë dhe të thotë pse po përdoret vetëm landifilli dhe nuk funksionon inceneratori.Vërtet për remontin, se nuk kanë para që ta mbajnë ndezur me naftë apo se ka dështuar projekti i inceneratorit të Elbasanit dhe e gjithë reklama, batërdia e qeverisë mbi publikun ishte thjesht dhe vetëm një mashtrim dhe projekti ishte një dështim.

Pra, nuk kishte nevojë për inceneratorë, por landfilli ishte i mjaftueshëm. Mashtruesi publik me inceneratorët, Gledian Llatja, gjithashtu duhet të tregojë përse për shumë vite nuk e merrte në dorëzim ngrehinën, kazanin me naftë të Elbasanit, që pretendohet se është incinerator? Dhe pse doli publikisht ta reklamojë ai vetë dhe shumë zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar si një investim serioz të mirëfilltë që zgjidhte problemin e trajtimit të mbetjeve në Elbasan? Kur në fakt, edhe pse makinë e re me çelësa në dorë, kryebashkiaku për të na hedhur hi syve dhe për të gënjyer na thotë se po i bëjnë remont. Mashtrues, mashtrues dhe hajdutë të palimit, të papërsëritshëm në llojin e vet. Edhe aty ku duhet të heshtin flasin e bërtasin si të marrë, edhe pse janë kapur të gjallë duke vjedhur e mashtruar./CNA