Gjendet një predhë luftarake në Lezhë, pranë varrezave të dëshmorëve

432
Sigal

Një predhë luftarake është gjetur pranë bulevardit “Gjergj Fishta” në Lezhë. Predha është gjetur gjatë gërmimeve, pranë varrezave të dëshmorëve, në kudër të programit të rindërtimit.

Predha është konstatuar nga punonjësit e firmës dhe menjëherë janë ndërprerë punimet në atë zonë.

Vendi ku u gjet predha është rrethuat nga policia, e cila po kryen veprimet.

Ende nuk dihet se çfarë periudhe mund ti përkasë kjo predhë.