Gjendet i pajetë në një kanal me ujë 55-vjeçari në Maliq

294
Sigal

Një 55 vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal me ujë mesditën e sotme në Maliq.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:30, ndërsa 55 vjeçari është gjetur i vdekur në fshatin Kreshpanj.

Policia thotë se viktima nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht.

“Më datë 30.03.2021, rreth orës 12:30, në një kanal me ujë në fshatin Kreshpanj, Maliq, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune në trup, shtetasi P. F., 55 vjeç, banues në këtë fshat, i cili nga hetimet e kryera dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale