Kthjellime dhe reshje shiu lokale, si do të ndryshojnë temperaturat sot

308
Sigal

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht i vranët dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.

Do ketë reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veri të vendit me intensitet deri mesatar.

Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal me intensitet të ulët deri në orët e mbrëmjes.

Në mbrëmje reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar edhe në zonën qendrore të vendit, pjesën tjetër përsëri do të vijojnë me reshje me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare do të fitoj shpejtësi deri në 18m/sek.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 7/15 Re shi

Kukës 7/12 Re shi

Lezhë 9/15 Re diell shi

Dibër 5/11 Re shi

Durrës 11/18 Re diell shi

Tiranë 11/18 Re diell shi

Elbasan 11/18 Re diell shi

Berat 8/19 Re diell shi

Vlorë 10/19 Re diell shi

Korçë 6/12 Re diell shi

Gjirokastër 5/16 Re diell shi

Sarandë 12/19 Re diell shi.