Besimtarët katolikë e ortodoksë kremtojnë sot Krishtlindjet

297
Sigal

Besimtarët katolikë dhe ortodokse në Shqipëri dhe të gjithë botën këtë 25 dhjetor festojnë në ditë të vështira ditën e lindjes së Jezu Krishtit.

Këto Krishtlindje i kanë gjetur ndryshe nga herët e tjera, diktuar nga pandemia e cila ka sjellë dhe masa kufizuese.

Ndërkohë mbrëmjen e së enjtes është mbajtur vetëm një meshë në Katedralen e ”Shën Palit” me një numër të caktuar besimtarësh pjesëmarrës.

Gjithashtu në një situatë të vështirë pandemie Kryepeshkopi i ortodoksëve, Anastas bëri thirrje që mos ketë pjesëmarrje masive për këto Krishtlindje dhe madje as të festohet gjerësisht familjarisht e me miq për shkak të përhapjes së COVID-19.

Shumë vende në botë për të shmangur grumbullimet e njerëzve kanë vendosur rregulla të reja kufizuese, ku nuk lejojnë grumbullimet, dhe kanë ulur fashën e orarit të lëvizjes.