Gjendet e pajetë një grua 50-vjeçare, me plagë thike në gjoks. Ja dyshimet e para

190
Sigal

Një grua është gjetur e pajetë këtë të martë në Fier. Nga raportimet paraprake bëhet me dije se ajo ka plagë në gjoks.

Policia konfirmoi se viktima është 50 vjeçarja me inicialet V.M dhe është gjetur nga bashkëshorti i saj në banesë e pajetë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sheq i madh ne Fier.

Pas njoftimin në sallën operative nga kunati i viktimës, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.