Gjendet drogë në kamionin që vinte nga Shqipëria, autoritetet greke arrestojnë 2 persona

265
Sigal

Policia greke në Kostur ka sekuestruar 55 kg droge, e cila ishte fshehur në një kamion që sipas mediave helene vinte nga Shqipëria.

Në pranga janë vënë dy persona, 32 dhe 24 vjeç, të cilit ishin në kamionin me drogë.

Sipas mediave, droga ishte e ndarë në 30 pako dhe ishte e vendosur në çanta.

Policia gjithashtu konfiskoi kamionin, 5 celularë, 6 karta SIM dhe 1,220 euro.