480 mijë nxënës do të rifillojnë sot mësimin në sistemin parauniversitar

252
Sigal

Këtë të hënë ka nisur mësimi për sistemin parauniversitar. Pas pushimeve të zgjatura dimërore rreth 480 mijë nxënës do të rifillojnë shkollën.

Mësimi do të vijojë i alternuar, me prani fizike në shkollë dhe online.

Konkretisht, nga klasa e parë deri në të pestën, si dhe klasa e 12-ë do ta zhvillojnë mësimin fizikisht, ndërsa pjesa tjetër në mënyrë të alternuar.

Shkolla ishte parashikuar të riniste më 4 janar, por për shkak të situatës së pandemisë, pushimet dimërore u shtynë me një javë.