Gati prangat edhe “tigrin” e qeverisë Arben Ahmetaj

275
Sigal

Skandali me inceneratorët dhe arrestimet e ish-zyrtarëve dhe administratorëve të plehrave, të kryera nga SPAK, janë fillimi i aksionit, brënda të cilës qëndron edhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Një tjetër denoncim për Ahmetajn është bërë edhe nga KLSH, për abuzimet me paratë e të pastrehëve me Programini e Rindërtimit

Ahmetaj abuzon me paratë që duhet të jepeshin për të pastrehët me Programin e Rindërtimit

 

Përfshirja në programin  e rindërtimit  të Qendrës së Automjeteve të Ministrisë së Brendshme është parë si abuzive nga ana e KLSH. Institucioni në fjalë  ka qenë i dëmtuar që përpara tërmetit të 26 nëntorit por është rikonstruktuar me paratë që duhet të jepeshin për të pastrehët. Komiteti i drejtuar nga Zv/kryeministri Ahmetaj, ishte në dijeni të shkeljes, por nuk veproi.

 

Dy vite pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 është vështirë të thuash se në cilën pikë të procesit të rindërtimit jemi apo sa për qind e tij është realizuar. Buxheti i shtetit ka shpenzuar deri më tani 38 miliardë lekë në dy vjet. Durrësi mbetet një kantier i hapur me disa projekte në fazë punimesh dhe me shumicën në fazë financimi e projektimi. Të paktën 3850 familje janë ende me bonus qiraje.Arben Ahmetaj nuk ka reflektuar aspak mbi gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili konstatoi shkelje në procedurat për përfshirjen abuziv në programin e Rindërtimit të ndërtimit të Qendrës së Automjeteve të Ministrisë së Brendshme, me vlerë 2.2 milionë euro. KLSH konstatoi se godina e Qendrës së Automjeteve, e njohur edhe si QSHAMT ishte amortizuar para tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe ajo nuk mund të përfshihej në procedurat e kufizuara të Rindërtimit.Pas tërmetit të dy viteve më parë, Këshilli i Ministrave miratoi akte normative të posaçme, në të cilat lejonte procedura të kufizuara, pa garë të hapur dhe pa të drejtë ankimi, nën argumentin e emergjencës.Por, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi në tetor të vitit 2021 se, të paktën dy procedura të miratuara nga Komiteti i Rindërtimit, ku njëra prej të cilave ishte rikonstruksioni i Qendrës së Mjeteve të Ministrisë së Brendshme, është përfshirë në mënyrë abuzive në procedurat e tenderave të mbyllur.Megjithëse konstatimi i audituesve ishte i rëndë dhe ngrinte hije dyshimi mbi vendimmarrjen e Komitetit të drejtuar nga Arben Ahmetaj, asgjë nuk ndryshoi. Përkundrazi, në 4 nëntor 2021, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka shpallur procedurën “Ndërtim/Rikonstruksion i objekteve të Q.SH.A.M.T-së”, Mullet, Tiranë, në kuadër të procesit të rindërtimit”, me fond limit 258 milionë lekë të reja pa TVSH.Në bazë të dokumenteve zyrtarë, rezulton se realizimi i këtij tenderi do të kryhet me “Procedurë e Kufizuar(në kuadër të procesit të rindërtimit)”.Në këtë mënyrë, institucionet kanë injoruar gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në raportin e dorëzuar rreth një muaj më parë, KLSH konstatoi se objekti i QSHAMT ishte konstatuar i papërshtatshëm dhe se kishte nevojë për ndërhyrje emergjente përpara se të ndodhte tërmeti i 26 nëntorit 2019.Në praktikën e shqyrtuar nga auditët e Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjendet një shkresë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, ku referohet se një grup pune i ngritur në 12 nëntor 2019, pra rreth tre javë para tërmetit, kishte konstatuar se “ndërtesa ishte jo e përshtatshme për funksionim, si edhe tepër e amortizuar, pasi është përdorur prej vitesh…”.Megjithëse dokumentet zyrtarë flasin ndryshe, Komiteti i Rindërtimit i drejtuar nga Arben Ahmetaj, ka vendosur të mos tërhiqet nga procedura e miratuar më herët, duke e përfshirë tenderin me vlerë 2.2 milionë euro në procedura të kufizuara dhe pa garë të hapur.