Fitimet: 433 milion euro “fluturojnë” nga Shqipëria

Edhe pse vendi është në krizë për shkak të pandemisë, investitorët e huaj kanë nxjerrë jashtë vendit në vetëm 9 muaj 433 mln euro, dhe si 12 mujor shuma e përgjithshme pritet të kapi shifrat rekord të 700 miliard lekë. Vlera e parave të nxjerra jashtë vendit është më e madhja në 13 vitet e fundit duke treguar se oligarkët po pasurohen, ndërsa qytetarët dhe Shqipëria po varfërohet

 

NOA

Në tre muajt e parë hynë zyrtarisht 60 milionë euro më pak, 21% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

 

Bizneset kanë transferuar një shumë rekord fitimesh, edhe pse vendi qytetarët kanë vështirësi me rritjen e çmimeve dhe papunësinë. Vlera e parave të nxjerra jashtë është më e madhja në 13 vitet e fundit, ndërkohë që të ardhurat hyrëse nga investimet ranë  31% për tremujorin III në 18 milionë euro. Rrritja e rritja e fitimeve të transferuara ka të bëjë dhe rritjen borxhi të jashtëm të ekonomisë shqiptare arriti në pothuajse në shifrën alarmante 9 miliardë euro

 Fitimet e transferuara nga investitorët e huaj jashtë vendit këtë vit janë në nivelet më të lartë historike.Sipas statistikave të Bilancit të Pagesave, për tremujorin e tretë të vitit, flukset dalëse zërin e të ardhurave nga investimet kishin vlerën e 139 milionë eurove, në rritje me pothuajse 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Për të gjithë 9-mujorin 2021, vlera e fitimeve të transferuara jashtë vendit arriti vlerën rekord të 433 milionë eurove, 14.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është vlera më e lartë e fitimeve të transferuara jashtë për këtë periudhë të vitit të paktën për 13 vitet e fundit, por me shumë të ngjarë është edhe vlera më e lartë historike.


Në kahun e kundërt, flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet për tremujorin III ranë në 18 milionë euro, 31% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të gjithë 9-mujorin, të ardhurat nga investimet jashtë vendit kishin vlerën e 60 milionë eurove, 21% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si një vend pritës i investimeve të huaja direkte, Shqipëria ka historikisht një bilanc negativ në të ardhurat nga investimet. Por, këtë vit ky deficit është në rritje të ndjeshme. Për shkak të rritjes së flukseve dalëse dhe rënies së atyre hyrëse, bilanci neto i të ardhurave nga investimet për 9-mujorin u rrit me 23% krahasuar me një vit më parë dhe arriti shumën e 373 milionë eurove.

Vlera relativisht e lartë e fitimeve të transferuara jashtë vendit gjatë këtij vitit tregon se efekti i krizës në këtë drejtim nuk ka qenë shumë i madh. Rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos pas vitit 2014, përbën në vetvete një premisë që dalja e fitimeve jashtë vendit të rritet, me qëllim marrjen mbrapsht të investimeve të kryera.

Megjithatë, rritja e fitimeve të transferuara jashtë vendit nuk lidhet vetëm me investimet në aksione të bizneseve, por edhe një rritje e ndjeshme e investimeve të portofolit, në tituj borxhi apo instrumente të tjera të huasë.

Rritja e borxhit të jashtëm në vlerë rrit edhe interesat e paguara për huadhënësit jashtë vendit. Në fund të muajit shtator, borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare arriti në pothuajse 9 miliardë euro, 1.4% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Një ndikim të rëndësishëm gjatë viteve të fundit po jep borxhi i sektorit publik. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të 9-mujorit borxhi i jashtëm publik arriti në rreth 585 miliardë lekë dhe në pesë vitet e fundit është rritur me rreth 30%. Për 9-mujorin 2021, shpenzimet për interesat e borxhit të jashtëm u rritën me 32% dhe arritën në 8.6 miliardë lekë ose rreth 70 milionë euro. Kjo shumë përbën rreth 16% e flukseve dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet. Nësë vijohet me këtë ritëm, për këtë vit rezulon të dalin jashtë 550 mln euro, fitimet e këtyre kompani i bie të jenë galopante nëse nuk janë të tatueshme, duke u bazuar tek qarkullimi i parave ku 2 mld euro duhet të përfitonte vendi, ndërkohë dalin 433 milionë euro dhe hyjnë 60 mln. euro.