Furtunë në ambasadën shqiptare në Athinë, shkarkohet drejtuesja dhe stafi

72

Ambasada shqiptare në Athinë nuk do të drejtohet më nga Ardiana Hobdari, e cila ishte në detyrë që nga 2017. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shkarkuar jo vetëm ambasadoren Hobdarin, por edhe stafin e saj nga detyra. Një vit më parë ndaj diplomates shqiptare është dhënë edhe masë disiplinore nga qeveria shqiptare dhe më pas nisja e hetimeve nga Prokuroria pas skandalit të humbjes së pasaportave të emigrantëve shqiptarë në Greqi në mars të vitit të shkuar. Pas këtyre ndryshimeve të fundit qeveria propozon që ambasadën tonë në Athinë ta drejtojë Luela Hajdaragaj. Emri i saj ndodhet mbi tavolinë e Presidentit Ilir Meta, i cili duhet të shprehet me dekret nëse i plotëson kriteret apo jo për të përfaqësuar Shqipërinë në shtetin Helen, edhe pse zonja Hajdaragaj nuk ka eksperiencë si diplomate. Luela Hajdaragaj, vajza e ish-ministrit të jashtëm Luan Hajdargaj, ka qenë në detyrën e koordinatores së Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme.