Prof. Dr. Tritan Shehu: Nënteksti ogurzi i deklaratës së Komiteti Teknik për gjendjen “jashtë kontrollit” të pandemisë!

326
Sigal

Ish-ministri Tritan Shehu ka reaguar për deklarata e drejtuesve të Komitetit Teknik të ekspertëve për përballimin e pandemisë. Në një shënim në Facebook, Shehu shprehet se qëndrimet publike të njerëzve të komitetit teknik flasin për një situatë jashtë kontroll, gjë që nuk është thënë as nga OBSH. Shehu shprehet se ecja pa strategji e ekspertëve dhe qeverisë në këtë situatë do të fus në kolaps sistemin shëndetësor.

“Apo është ky një sinjal qe vjen nga “strategjia” e vërtetë e Qeverise, lenia e gjendjes ne “renie te lire”, me testime formale, pa masa inteligjente, pa shifra reale të kontaminuarish e vatrash aktive, pa izolime etj, duke u fshehur mbas termit “imuniteti i tufës”…a diçka tjetër? Sidoqoftë unë do ta quaja edhe këtë të fundit një alternative kriminale, ku diçka e tillë do ta fusë shpejt edhe sistemin shëndetësor që e kemi të dëmtuar e larg standardeve europiane në kolaps të plotë, me pasoja te pa parashikueshme për njerëzit”,- shprehet Shehu.

Postimi i plotë në Facebook i Tirtan Shehut

“Nënteksti ogurzi i deklaratës së Komiteti Teknik për gjendjen “Jashtë Kontrollit”

Dr. Brataj, emër i rëndësishëm në Komitetin Teknik, deklaroi se Shqiperia nuk është me ne faze epidemiologjike te “Grupimeve te rasteve”, por ka hyre në atë të “Transmetimit komunitar”, që nuk është gjë tjetër veçse të jesh “Jashte kontrollit” në aspektin epidemiologjik. Sipas OBSh në këtë faze shume te avancuar te epidemise nuk ka me kuptim identifikimi individual i rasteve, gjurmimi i kontakteve e i vatrave(testimet), karantina, etj sepse kontaminimi i popullësisë është kaq i madh, sa infektimi mund të ndodhe kudo! Ky pohim tragjik vjen nga ky Komitet, në një kohë që OBSh edhe në klasifikimin e fundit të saj e fut vendin tonë akoma ne nivelin e “Grupimeve te rasteve”!! Qe gjendja epidemiologjike po shkon apo ka arritur ne piken e “Renies se Lire”, gje qe flet për dështimin e plote te “strategjive” e “metodave” te Qeverise, kjo tashti eshte e dukeshme, por pse ky nxitim i këtij Komitetit, i njohur si zedhenes i qeverisjes, per te pohuar kete perkeqesim pa pritur as OBSH-ne?! Kemi ketu te bejme me shifra te tjera, qe ky Komitet i zotëron e i janë mbajtur te fshehura opinionit, edhe vete OBSH? Apo është ky nje sinjal qe vjen nga “strategjia” e vërtetë e Qeverise, lenia e gjendjes ne “renie te lire”, me testime formale, pa masa inteligjente, pa shifra reale te kontaminuarish e vatrash aktive, pa izolime etj, duke u fshehur mbas termit “imuniteti i tufës”…a diçka tjetër? Sidoqoftë unë do ta quaja edhe këtë të fundit një alternative kriminale, ku dicka e tille do ta fusë shpejt edhe sistemin shëndetësor që e kemi të dëmtuar e larg standardeve europiane në kolaps te plote, me pasoja te pa parashikueshme per njerrezit. Është tashme Kryeministri ai qe duhet te sqarojë se cili është nen teksti i asaj deklarate ogurzeze!”.