FSK në misione paqeruajtëse, Meta: Kosova e meriton të jetë anëtare e NATO-s

262
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Kosovës, për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë.

Kreu i Shtetit shkruan në rrjetet sociale se Kosova dëshmon çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë.

Presidenti Meta shprehet se Kosova e meriton plotësisht të jetë anëtare e NATO-s.

Postimi i plotë:

Përshëndes vendimin historik të Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane.

Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë.

Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim.

Përshëndes vendimin historik të Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në…

Posted by Ilir Meta on Wednesday, January 6, 2021